BallinaAktualitetShfaqet një rast tjetër me Covid-19 në Berat, një 16-vjeçare përfundon në...

Shfaqet një rast tjetër me Covid-19 në Berat, një 16-vjeçare përfundon në spital, familjarët tregojnë…

Një tjetër rast i prekur me COVID-19 është regjistruar sot në qytetin e Beratit. Bëhet fjalë për një 16-vjeçare nga fshati Kostren që ndodhet në afërsi të Tomorrit.

Mësohet se 16-vjeçarja kishte shfaqur 3 ditë mē parë shenja të lodhjes trupore dhe më pas temperaturë e lartë dhe këputje. Në këto kushte, familjarët e kanë sjellë vajzën në Spitalin Rajonal të Beratit ku mjekët infeksionistë e kanë futur menjëherë në Repartin e karantinës, siç bëhet me çdo rast që mbërrin me temperaturë të lartë dhe shenja të tjera të dyshuara si shenja të koronavirusit.

Vajza ka qëndruar rreth 2 orë në Spital dhe pasi i është bërë ekzaminimi dhe tamponi është dërguar në banesën e saj, duke i rekomanduar të mos lëvizë nga banesa deri në përgjigjen e analizimit të tamponit. Pasi mbërriti ditën e sotme përgjigjia e tamponit që ka konfirmuar se vajza ka rezultuar “pozitive”, mjekët epidemiologë janë nisur drejt banesës së vajzës ku edhe do të merren tamponët e familjarëve si dhe do të gjurmohen personat e kontaktit me të.

Sipas mjekëve epidemiologë në Spitalin e Beratit, 16-vjeçarja ka shfaqur shqetësime 3 ditë më parë. Ditën e parë ajo ka pasur humbje rezistence trupore dhe temperaturë të lartë. Më pas, ditën e djeshme, kur edhe është sjellë në Spitalin e Beratit, ajo kishte këputje trupore, të vjella, mungesë të theksuar oreksi dhe herpese të shumta në buzë si rezultat i temperaturës së lartë.

Mjekët deklarojnë se vajza kishte vite që vuante nga bajamet kronike dhe për këtë arsye ajo merrte edhe mjekime. Sipas mjekëve, vajza nuk ka pasur histori kontakti me persona të ardhur nga jashtë dhe ende nuk dihet sesi është kontaminuar. Bashkë me mjekët infeksionistë, në fshatin Kostren kanë shkuar edhe punonjësit e Drejtorisë të Shërbimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po kryejnë dezinfektimin e banesës së 16-vjeçares dhe fshatit Kostren. Rasti i sotëm e çon në 2 numrin e të prekurve me Covid-19 në rrethin e Beratit, pas rastit të parë të një 44-vjeçareje nga fshati Rroshnik, ndërkohë që 3 javë më parë u regjistruar edhe rasti i parë në qytetin e Poliçanit, një 79-vjeçar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular