BallinaAktualitetVideo e sherrit në Fier/Zbresin nga makina, thyejnë xhamin e dhunojnë shoferin....

Video e sherrit në Fier/Zbresin nga makina, thyejnë xhamin e dhunojnë shoferin….

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe një video të momentit kur dy të rinj që udhëtonin me një makinë tip “ Benz”, me targa AA 600 MU, kanë dalë nga mjeti i tyre dhe kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel” me targa AA 683 EO, ku udhëtonte një djalë i shoqëruar me një vajzë.

Ndërsa kanë thyer xhamin e shoferit, dy të rinjtë kanë goditur edhe shoferin, sic shihet edhe në video. Po ashtu një vajzë mundohet t’i frenojë të rinjtë në momentin që godasin shoferin tjetër.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë. Gjatë shoqërimit është parë që njëri prej të rinjve që udhëtonte në makinën tip “Benz” ishte efektiv policie, jashtë shërbimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular