BallinaAktualitetVideo/Mjekët e duartrokasin me lot në sy, vajza 6-muajshe fiton betejën me...

Video/Mjekët e duartrokasin me lot në sy, vajza 6-muajshe fiton betejën me koronavirusin

Një vogëlushe vetëm gjashtë muajsh është duartrokitur nga mjekët në Angli pasi arriti që të fitonte betejën me koronavirusin.

Pasi kaloi 14 ditë në izolim me të ëmën, Erin Bates mori duartrokitje nga mjekët dhe infermierët me lot në sy ndërsa nxirrej nga dhoma e izolimit. Erin është një nga më të voglat në moshë e cila është infektuar me virusin korona në Itali. Vajza e vogël mori kujdes shëndetësor në spitalin Alder Hey në Liverpul.

Ajo kaloi ditë në njësinë e kujdesit intensiv ndërsa mjekët e kishin lidhur me makineri që e ndihmonin që të merrte frymë. Të premten, mjekët u thanë prindërve të saj Emma dhe Wayne se vajza kishte arritur më në fund që ta fitonte betejën me sëmundjen.

Bashkë me videon emocionuese të postuar në mediat spitale, spitali shkruante në një postim:

“Mund të keni dëgjuar për vajzën gjashtë muajsh Erin e cila ndodhet në Alder Hey pasi së fundmi u diagnostikua me COVID-19… Sot Erin e vogël e mundi Covid-19 pasi rezultoi negative për virusin dhe mori një duartrokitje nderi nga skuadra që e trajtoi…ajo u nxor jashtë izolimit. Ajo vazhdon të marrë kujdes shëndetësor në Alder Hey, por po bën progres.” /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular