Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti kanë zhvilluar një intervistë tejet të veçantë për programin “E Diela Shqiptare”.
Ata kanë treguar se në momentin ku u vendos vendimi për mbylljen e kufijve, si pasojë e pandemisë, ata ndodheshin në SHBA. Endri nuk dëshironte të ktheheshin, por Stefi këmbënguli për hatër të fëmijëve dhe sipas tij kthimi në Shqipëri ishte veprimi më i mirë.
Ardit Gjebrea: Ju ishit në Amerikë kur ndodhi momenti i mbylljes së kufijve, kur filloi pandemia?
Endri Stefi: Lëre mos na e kujto, ishim në Florida, në plazh ç’të të them, parajsë. Kur vjen ajo çanga, ting ting, duhet të kthehen të gjithë se… I thashë këtij unë të rrimë këtu ne, ç’na duhet ne të kthehemi.
Stefi Prifti: Kemi shpëtuar për fije sepse ky zotëria këtu donte të qëndronim atje dhe do ishte një katastrofë e madhe për ne, se fëmijët i kishim këtu, e jo se s’kishim mundësi se ku të qëndronim atje, por.. Unë mora një vendim të menjëhershëm, absolutisht isha i vendosur këtë radhë, se ndonjëherë mund të them unë diçka, por bëhet ajo që thotë Endri. Ndërsa këtë rast isha shumë i vendosur do kthehemi se s’bën, sidomos për hatër të fëmijëve. Kemi bërë veprimin më të shkëlqyer të mundshëm që jemi këtu./tvklan.al