BallinaBotaAKUZAT/Nëntë më të kërkuarit në Londrën e Jugut, mes tyre edhe një...

AKUZAT/Nëntë më të kërkuarit në Londrën e Jugut, mes tyre edhe një shqiptar

Autoritetet britanike kanë publikuar fotot dhe emrat e 9 kriminelëve më të kërkuar në Londrën e jugut, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin Marjan Luku 30 vjeç, i cili është në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike.

30-vjeçari shqiptar u kap në një fabrikë kanabisi në 30 korrik të vitit të kaluar. Pas arrestimit, ai u la i lirë gabimisht dhe tani është në kërkim.

Ai përshkruhet si një person me trup mesatar, flokë të shkurtra të zeza dhe sy të gjelbër.

Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve që kush i ka parë këta persona, mes tyre edhe të riun shqiptar të kontaktojnë në numrin e telefonit 0800 555 111 duke ruajtur anonimatin.

(Ne foto, Marjan Luku)

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular