BallinaKronikeDrejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e qytetin e Elbasanit, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dekur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.

”Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet në flagrancë shtetasi: E. K., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular