Numri i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Itali u rrit me 333 persona brenda një dite, ndërsa të dielën u regjistruan 260 viktima, numri më i ulët nga 15 marsi
Ndërkohë, numri i të inektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit është rritur me 1.739 raste, numër më i lartë krahasuar me të dielën. Kjo e çon numrin në total në 199.414 persona të infektuar.
Lajm i mirë është se numri i personave në kujdes intensiv po bie për herë të parë që nga 16 marsi, me më pak se dy mijë persona. Deri më tani në kujdes intensiv janë 1.956, 53 më pak se dje.