BallinaKronikeEmri/U lirua javën e kaluar për 49 vjedhje, i riu shqiptar arrestohet...

Emri/U lirua javën e kaluar për 49 vjedhje, i riu shqiptar arrestohet sërish. Kësaj here për…

Prangat janë vënë ndaj një të riu shqiptar, i cili akuzohet për pjesëmarrje në 49 bastisje nëpër apartamente.

Shqiptari i arrestuar është Lumturi Lala, 29 vjeç, i cili u arrestua javën e kaluar për grabitje por u lirua me kusht, ndërsa sot u arrestua sërish kësaj here për drogë.

Në kontrollin e mëpasshëm në shtëpi, policia gjeti edhe 70 gram kokainë, e cila ishte e ndarë në doza të gatshme për t’u shitur. Policia gjeti edhe 765 euro para të gatshme dhe të gjithë materialet për paketim e lëndës narkotike.

Tashmë, karabinierët kërkojnë një masë të re arresti për të riun, ku në dosjen e mëparshme për vjedhje është shtuar edhe ajo për drogë.

Nga hetimet që filluan në Trecastelli, hetuesit arrijnë të zbulojnë përfshirjen e Lalës në vjedhje duke filluar nga tetori i vitit të shkuar deri në shkurt të këtij viti.

Hetuesit dyshojnë se Lala ka shitur përreth 4 muaj, rreth gjysmë kg kokainë, e cila shitet nga 75-90 euro për gram, e vlerësuar në rreth 40 mijë euro në total.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular