BallinaAktualitetShqiptarët ikën nga COVID-19, Greqia s'ka punëtorë për vjeljen e prodhimeve bujqësore

Shqiptarët ikën nga COVID-19, Greqia s’ka punëtorë për vjeljen e prodhimeve bujqësore

Mijëra punëtorë sezonale nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit janë larguar nga Greqia në fillim të marsit dhe nuk po kthehen dot për shkak të pandemisë.

Mediat në Greqi raportojnë se fermerët në Greqinë Veriore dhe pjesë të tjera të vendit mund të përballen me probleme të shumta në korrjen e prodhimeve bujqësire.

Kjo është një shqetësim i madh për prodhuesit, si dhe eksportuesit e frutave dhe perimeve të freskëta dhe produkteve të tjera bujqësore, të cilët po kërkojnë të lehtësojnë rikthimin e tyre në Greqi, sapo të hiqen masat kufizuese.

Në prefekturat e Imathia dhe Pella, ku rriten sasi të mëdha pjeshkësh dhe frutash të tjerë, në fillim të majit fillon korrja e varieteteve të hershme të qershive dhe fermerët kërkojnë dëshpërimisht punëtorë.

Vlerësimet nga përfaqësuesit e sektorit parësor në dy prefekturat e Imathia dhe Pella  tregojnë se, si çdo verë, edhe këtë vit do të duhen më shumë se 10,000 punëtorë , shumica dërrmuese e të cilëve janë të huaj.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular