BallinaAktualitetIdentifikohet autori i plagosjes në Shkodër. Shkak për krimin është bërë një…

Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër. Shkak për krimin është bërë një…

Autori i dyshuar për plagosjen në Shkodër pasditen e sotme pranë urës së re të lumit Buma, është Bardh Isufi.

Shkak për plagosjen e 50-vjeçarit mendohet të jetë bërë një ndërtesë pranë lumit Buna.

Nga burimet në vendngjarje për ‘BalkanWeb bëjnë me dije se autori i dyshuar e ka ndjekur disa metra të plagosurin ndërsa arma me të cilën është qëlluar dyshohet se është një pistoletë me silenciator por policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit dhe vazhdojnë kërkimet nga efektivët.
Nga të dhënat e para dhe pista kryesore që po heton policia është pikërisht pronësia, pikërisht një ndërtesë që kishte 50-vjeçari i plagosur që pretendonte ta kthente në hotel dhe restorant. Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular