Plagoset me armë një punonjës i burgut të Peqinit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa punonjësi i burgut ishte në krye të detyrës.
Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se punonjësi i burgut ka qënë brenda rrethimit të burgut. Të njëtat burime sqarojnë se të shtënat kanë ardhur nga jashtë rrethimit.
Policia bën me dije se nga të shtënat punonjësi ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia ka nisur hetimet edhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Deri më tani rezulton se i plagosuri nuk rezulton të ketë konflikte e probleme të tjera.