BallinaAktualitetAlbin Kurti: Nga mesi i muajit mars i kam shkruar Ramës për...

Albin Kurti: Nga mesi i muajit mars i kam shkruar Ramës për Koronavirusin, nuk mora përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një lidhje live për emisionin ”Ilva Now” të EuroNews ka thënë se Edi Rama nuk i është përgjigjur për koronavirusin.

Kurti thotë se i ka kërkuar një takim dy-palësh, nga Shqipëria Rama, Meta, Ruçi dhe nga Kosova Kurti, Thaçi, Osmani për të diskutuar për pandeminë e koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës thotë se letra i është dërguar në mes të marsit dhe deri më sot, pas 1 muaji e gjysëm nuk ka marrë ende një përgjigje.

“Nuk kanë heshtur të gjithë. A nuk duhej të pyesni ata pse kanë heshtur? Thyeja njëherë atyre heshtjen dhe pastaj po flas për atë që ata thonë.  Le të flasin njëherë ata, jemi dy shtete të një kombi apo jo?

Gjatë pandemisë ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë’, deklaroi Albin Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular