BallinaAktualitetBëni kujdes! Pas celularit, Rama ndërhyn edhe te email-et e shqiptarëve: ja...

Bëni kujdes! Pas celularit, Rama ndërhyn edhe te email-et e shqiptarëve: ja çfarë shkruan…

Pas intruzionit brutal te celularët e çdo shqiptari, kryeministri Edi Rama ka gjetur një metodë tjetër për të ndërhyrë në jetën e qytetarëve.

Nuk mjaftojnë daljet disa herë në ditë në media dhe në rrjetet sociale, por kryeministri u ka gjetur qytetarëve adresat e emailit dhe po u dërgon atyre mesazhe.

Emaili ka mbërritur sot në adresën postare të shumë qytetarëve dhe në të janë të renditura të gjitha këshillat se si duhet të sillen njerëzit kur dalin nga shtëpitë për në punë, me qëllim mos infektimin e tyre apo të personave të tjerë, të afërm ose jo.

PERMBAJTJA E EMAIL

Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht!

Teksa po hyjmë çdo ditë e më shumë në fazën 2 të përballjes me COVID19, duke rihapur punën në gjithë sektorët e ekonomisë, si edhe zgjeruar hap pas hapi fashën orare të lëvizjes, qoftë për këmbësorët e qoftë për automjetet, sjellja jonë në raport me rregullat ka një rëndësi jetike. Secili prej nesh duhet të bëjë me vetëdije të lartë detyrën karshi familjes dhe shoqërisë, në respektimin rigoroz të rregullave, për të mos lejuar zhbërjen e sakrificave të deritanishme dhe një kthim të dhimbshëm mbrapsht nëse Armikut të Padukshëm i hapen shtigje nga abuzimi me rregullat.

Ju lutem mos harroni se kur dilni nga shtëpia, jeni nën shënjestrën e tij dhe lani duart shpesh, vendosni krahun para gojës kur teshtini, hapni sa më shumë dritaret. Mos ecni në këmbë me më shumë se sa një person tjetër në krah, mos krijoni asnjë grumbullim dhe ruani distancë 1.5m nga tjetri në radhat e pazareve. Jini të vëmendshëm në vendin tuaj të punës dhe mos lëvizni me automjet me më shumë se një person tjetër brenda, diagonal me shoferin. Pasojat ligjore të shkeljes së rregullave janë të rënda, por secili prej nesh duhet t’i respektojë këto rregulla, jo thjesht pse kështu thotë ligji, po mbi të gjitha sepse vetëm kështu ruan veten, familjen, popullin dhe vetë Shqipërinë nga e keqja e madhe, që deri tani e kemi shmangur me kaq sukses së bashku.

Ne duhet e do ta fitojmë këtë luftë medoemos dhe do të dalim prej saj më të mirë dhe më të fortë! Së bashku!

Më e mira do të bëhet, me durim, besim, solidaritet. Qofshi gjithnjë mirë familjarisht,

Edi Rama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular