Sjelljet e pushtetit në Krujë si në nivel qendror dhe vendor duket së janë të një modeli privat, e cila vepron vetëm për hesape të interesave personale dhe jo të komuniteti. Edhe denoncimet nuk mungojnë ku përfaqësues të opozitës lokale ngrenë zërin ndaj padrejtësive. Sekretari i FRPD Krujë Enea Hoxha, duke denoncuar me foto dhe video, prishjen e qendrës spitalore të analizave të gjakut një investim sipas tij i konsiderueshëm ngre hije dyshimi për interesa pragmatiste për faktin sepse objekti nuk ka asnjë demmtim ndërkohë që qindra familje në Krujë janë në mes të katër rrugëve pasi qeveria as duket e interesuar për tu ndërtuar banesat e prishura nga tërmeti.
Statusi i sekretarit të FRPD Krujë Enea Hoxha
Të nderuar qytetar në rradhe të parë uroj te jeni mirë. Sot e si çdo herë për 7 vite rradhazi përballemi me abuzimet e përfitimet e kësaj qeverie në kurriz të popullit. Vjedhja e radhes vjen nga Kruja ku pa asnjë lloj shkaku apo arsyeje shembet ndërtesa apo qendra spitalore e analizave të gjakut ku u ndërtua 7 vite më parë nëpërmjet fotove e videove shihet qartë ndërtesa që nuk ka asnjëlloj krisje apo problemi për të marrë vendimin e prishjes nga Bashkia Kruje. Sipas informacioneve që erdhën kostoja e ndërtimit të qendrës spitalore shëndetësore ka kushtuar 1 milionë e gjysëm euro. Në kemi mbi 480 ndërtesa ku prej tyre janë mbi 70%e familjarëve që presin për rindërtimin e shtëpive ku sot e kësaj dite flejnë në çadër pa asnjëlloj ndihme nga Bashkia këto bëjnë plane se si t’i rrjepin si ti zhvasim si të ja pijme gjakun këtij populli. Ky është slogani i Rilindjes ( Sa më i varfër dhe i shtypur të jetë populli, aq më lehtë vidhet).
Posted by Enea Hoxha on Tuesday, 28 April 2020