BallinaAktualitetFOTOT/Sërish drogë nga Shqipëria. Kapen në Bari dy vëllezër rreth 1 ton...

FOTOT/Sërish drogë nga Shqipëria. Kapen në Bari dy vëllezër rreth 1 ton drogë me vlerë 10 milionë euro

Sërish drogë nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se në Bari janë kapur më shumë se 900 kilogramë drogë në portin e qytetit. Nga 900 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruara, 646 kg janë marijuanë dhe 250 kilogramë janë hashash.

Droga u sekuestrua nga policia në Bari në bashkëpunim me ushtrinë e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza. Dy burra, dy vëllezër nga Torre Canne, një vendpushim bregdetar në Fassa, u arrestuan nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, raportojnë mediat e vendit fqinj.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Operacioni është zhvilluar gjatë natës mes të hënës e të martës. Shitja e kësaj droge do të bënte që të fitoheshin plot 10 milionë euro. Ngarkesa kishte gjithsej 54 mbështjellëse, e ndarë secila në pako të vecanta. Seanca dëgjimore e vlefshmërisë do të vendoset në orët e ardhshme.

Policia e vendit fqinj është habitur nga një fakt në këtë operacion. Ndërsa herët e tjera trafikantët ishin thuajse të gjithë shqiptarë, këtë herë ata janë italianë. Hetimet nga dedektivët e policisë vazhdojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular