BallinaKryesoreKosova për herë të parë pritet të ketë një grua në krye...

Kosova për herë të parë pritet të ketë një grua në krye të punëve të jashtme

Kosova për herë të parë pritet të ketë një grua në krye të punëve të jashtme

Republika e Kosovës për herë të parë pritet të ketë një grua në krye të punëve të jashtme.

AAK-ja ka propozuar zonjën Meliza Haradinaj si kryediplomate. Ajo ka mbajtur pozitën e këshilltares për marrëdhënie me jashtë në Qeverinë Haradinaj.

Kandidatja pwr ministre ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci.

Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament.

Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës.
Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë. Nacionale.info.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular