BallinaKronikeKrimi në Vlorë, krushku vrau 60-vjeçarin pas sherrit për kameran

Krimi në Vlorë, krushku vrau 60-vjeçarin pas sherrit për kameran

Një tjetër krim goditi sot qytetin e Vlorës, ku një 60 vjeçar mbeti i vrarë nga krushku i tij. “Panorama” mëson se autori me viktimën janë krushq mes tyre. Autori i dyshuar, me inicialet J.L, është shpallur në kërkim.

Ata banojnë në dy shtëpi ngjitur me njëra tjetrën në Vlorë dhe kanë pasur më herët konflikte e debate pronësie për toka në fshatin Gorisht.

Mësohet se shkak i sherrit që ka përfunduar me vrasje, sot është bërë fakti që familja e njërit prej tyre, donte të vendoste një kamera e cila për shkak të afërsisë së banesave, do filmonte edhe në shtëpinë e tjetrit.

Kjo ka bërë që debati të degradojë me përdorimin e sendeve të forta, e dëmtimet e shumta i kanë marrë jetën 60-vjeçarit.

Sakaq, Policia e Vlorës në një informacion paraprak sqaronte sot: “Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular