BallinaAktualitetRama: Ja kur vendosim se çfarë do të ndodhë me universitetet dhe...

Rama: Ja kur vendosim se çfarë do të ndodhë me universitetet dhe linjat ajrore

spot_img
spot_img

Kryeministri, Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët tha se ditën e nesërme do të bëhen publike vendimet se çdo të bëhet me universitetet.

“Sot kam pasur një mbledhje të fundit me Ministren e Shëndetësisë dhe ata të Arsimit se çdo të vendoset në lidhje me Universitetet. Nesër do bëhet njoftim se çdo të bëhet me universitetet”, tha Rama

Një ditë më parë Ministria e Arsimit vendosi hapjen e shkollave për një periudhë tre javore vetëm për maturantët, mbajtjen e provimeve të maturës shtetërore në qershor dhe mbylljen e këtij viti shkollor po në qershor.

Nxënësit nga klasa e parë në të 11 do të zhvillojnë mësim online deri në fund të majit.

Javës tjetër Shqipëria do të vendosë nëse do të hapen disa koridore ajrore, apo edhe disa nga pikat kufitare me shtetet fqinje.

“Bashkë me Komitetin e Ekspertëve vendosim nëse në 11 maj do të hapim disa prej linjave ajrore. Nëse miratohet si vendim, do të hapen disa koridore, duke përfshirë edhe pikat kufitare“, – u shpreh Rama në një komunikim me qytetarët në Facebook

“Në datën 4 maj do të vendosim për masa të tjera lehtësuese, duke përfshirë edhe lëvizjen brenda apo jashtë vendit. Por nuk do të hapen linjat e trageteve me Italinë, janë burim për përhapjen e virusit‘, – tha Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular