BallinaKronikeDigjen dy makina në Himarë, detajet e para

Digjen dy makina në Himarë, detajet e para

Një automjet dhe një furgon janë djegur para banesës së pronarit të tyre në fshatin Çorraj të Himarës.

Ngjarja ka ndodhur gjate natës teksa të dyja automjetet dhe furgoni të markës Mercedes Benz ishin në pronësi të A.H, shkruan Syri.net

Ja njoftimi nga policia

Himarë

Gjatë natës, në fshatin Çorraj, Himarë, kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit A.H të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular