“I gjithë fluksi që është jashtë është nga 60 kërkesa nga personat fizikë. Duhet theksuar se për 80% që janë persona fizikë ky shërbim është online dhe është i konsoliduar në portalin e-Albania. Për momentin nuk mund të ndahet nëse kërkesat janë për kodin NACE apo për përditësimin e të dhënave, por kërkesat për këtë të fundit janë të paktë. Në fund të ditës kryhet ndarja e kërkesave sipas llojit.”
Përditësimi i të dhënave për kodin NACE dhe përshkrimin e aktivitetit ndodh sipas zonjës Fagu pasi shumë subjekte deklarojnë aktivitet të gjerë që nga ndërtimi, bujqësia, apo tregëtia. “Vendosjen e aktivitetit kryesor si psh tregtimi i bukës apo picës e vendos subjekti dhe kjo është përgjegjësi e tij. Por nëse subjekti përveç asaj që ka deklaruar tregton edhe produkte të tjera vjen një moment që duhet të vërtetohet se çfarë aktiviteti kryen”.
Dje ishte edhe afati i fundit për aplikimet online të ankesave në drejtoritë rajonale të tatimeve për bizneset që nuk përfituan ndihmën e parë financiare prej 26 mijë lekësh, ndërsa aplikimet për paketën e dytë vijojnë akoma. Një ndër arsyet kryesore të refuzimit të ndihmës ishte mospërputhja e të dhënave për kodin NACE dhe përshkrimin e aktivitetit në QKB dhe aktiviteti real që këto biznese kryenin.
Zonja Fagu thotë se për muajin prill në total ka pasur 9724 kërkesa për përditësimin e të dhënave dhe vetëm javën e fundit numri i kërkesave ishte 7926. Fagu shpjegon se fluksi i kërkesave javën e kaluar ishte i lartë për shkak të anomalive të platformës online.
“Javën e kaluar ka pasur një fluks të lartë të kërkesave për përditisimin e të dhënave të subjekteve në regjistrin kombëtar. Arsyeja e shtimit të kërkesave është pasi pjesa më e madhe e subjekteve janë të regjistruar me pasaportat e vjetra para vitit 2007. Në momentin që bizneset aplikojnë për leje në e-Albania, ju kërkërkohet përditësim i të dhënave, të cilat kanë mbetur të pandryshuara që para vitit 2007. Dua të theksoj se përditësimi i të dhënave (numrit të identifikimit/NID, të personave të lidhur me të) të regjistruar pranë regjistrit tregtar, kryhet online në portalin e-Albania ku dhe subjektet duhet të aplikojnë”, thotë Fagu.
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit shpjegon se në kohë normale fluksi i kërkesave të biznesit për shërbime të ndryshme është 600 në ditë.