BallinaEkonomiFluksi i radhëve në QKB, Fagu: personat fizikë të aplikojnë online te...

Fluksi i radhëve në QKB, Fagu: personat fizikë të aplikojnë online te e-Albania, javën e fundit kishim 7926 kërkesa

Fluksi i radhëve në qëndrën Kombëtare të Biznesit sipas drejtoreshës Pranvera Fagu po krijohet nga personat fizikë, të cilët kanë mospërputhje me kodin e aktivitetit, si dhe ata që kërkojnë të përditësojnë të dhënat e tyre për leje. Drejtoresha e QKB-së, Pranvera Fagu u shpreh për “Monitor” se deri në orën 11:00 të ditës së djeshme në sportele ishin paraqitur 60 kërkesa nga persona fizikë, por për ta të dyja këto shërbimi ofrohen online.

“I gjithë fluksi që është jashtë është nga 60 kërkesa nga personat fizikë. Duhet theksuar se për 80% që janë persona fizikë ky shërbim është online dhe është i konsoliduar në portalin e-Albania. Për momentin nuk mund të ndahet nëse kërkesat janë për kodin NACE apo për përditësimin e të dhënave, por kërkesat për këtë të fundit janë të paktë. Në fund të ditës kryhet ndarja e kërkesave sipas llojit.”

Përditësimi i të dhënave për kodin NACE dhe përshkrimin e aktivitetit ndodh sipas zonjës Fagu pasi shumë subjekte deklarojnë aktivitet të gjerë që nga ndërtimi, bujqësia, apo tregëtia. “Vendosjen e aktivitetit kryesor si psh tregtimi i bukës apo picës e vendos subjekti dhe kjo është përgjegjësi e tij. Por nëse subjekti përveç asaj që ka deklaruar tregton edhe produkte të tjera vjen një moment që duhet të vërtetohet se çfarë aktiviteti kryen”.

Dje ishte edhe afati i fundit për aplikimet online të ankesave në drejtoritë rajonale të tatimeve për bizneset që nuk përfituan ndihmën e parë financiare prej 26 mijë lekësh, ndërsa aplikimet për paketën e dytë vijojnë akoma. Një ndër arsyet kryesore të refuzimit të ndihmës ishte mospërputhja e të dhënave për kodin NACE dhe përshkrimin e aktivitetit në QKB dhe aktiviteti real që këto biznese kryenin.

Zonja Fagu thotë se për muajin prill në total ka pasur 9724 kërkesa për përditësimin e të dhënave dhe vetëm javën e fundit numri i kërkesave ishte 7926. Fagu shpjegon se fluksi i kërkesave javën e kaluar ishte i lartë për shkak të anomalive të platformës online.

“Javën e kaluar ka pasur një fluks të lartë të kërkesave për përditisimin e të dhënave të subjekteve në regjistrin kombëtar. Arsyeja e shtimit të kërkesave është pasi pjesa më e madhe e subjekteve janë të regjistruar me pasaportat e vjetra para vitit 2007. Në momentin që bizneset aplikojnë për leje në e-Albania, ju kërkërkohet përditësim i të dhënave, të cilat kanë mbetur të pandryshuara që para vitit 2007. Dua të theksoj se përditësimi i të dhënave (numrit të identifikimit/NID, të personave të lidhur me të) të regjistruar pranë regjistrit tregtar, kryhet online në portalin e-Albania ku dhe subjektet duhet të aplikojnë”, thotë Fagu.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit shpjegon se në kohë normale fluksi i kërkesave të biznesit për shërbime të ndryshme është 600 në ditë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular