BallinaAktualitetZbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë, 4 urgjenca të reja...

Zbulohet një vatër e re infeksioni në Tiranë, 4 urgjenca të reja tek Infektivi

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shtruar te Spitali Infektiv edhe katër pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus. Burime bëjnë me dije për gazetarin e  News24” dhe “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, se katër pacientët e shtruar orët e fundit i përkasin dy vatrave të nxehta aktualisht në Krujë dhe Shkodër.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme është zbuluar një tjetër vatër e infeksionit në një kompani këpucësh në Tiranë

Burime nga ISHP i thanë “News 24” se nga analizat e para laboratorike janë 3 punonjës të prekur nga COVID, porse ka dyshime të forta se numri i të infektuarve është më i lartë.

Burime nga ISHP konfirmojnë për “News 24” se ka nisur prej ditës së djeshme hetimi epidemiologjik që do të nxjerrë shtrirjen e infeksionit viral brenda stafit të kompanisë fasone, që numëron disa qindra punonjës. Deri atëherë aktiviteti në fasonerinë e këpucëve, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, do të qëndrojë pjesërisht i bllokuar.

Kjo është vatra e dytë e nxehtë e përhapjes së koronavirusit brenda sipërmarrjeve fasone në Shqipëri, pas rastit të Krujës, ku në pak ditë u raportuan 100 të infektuar direkt ose indirekt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular