BallinaAktualitetTë gjitha mashtrimet skandaloze të Edi Ramës gjatë pandemisë

Të gjitha mashtrimet skandaloze të Edi Ramës gjatë pandemisë

spot_img
spot_img

Nuk është çudi që edhe qeveria Rama ashtu sikurse shumë qeveri të vendeve më të zhvilluara se ne u kap në befasi nga pandemia e korovavirusit. Pa shtrate në spitale të specializuara, pa respiratorë, pa mundësi për testim, pa veshje speciale për mjekët dhe pa maska për mbrojtjen e popullatës.

Pikërisht për të përballuar këtë kolaps qeveria zgjodhi strategjinë e sekretit të luftës. Gazetarët e pyesnin ku ndodhej karantina, përgjigjja qe: është në vend sekret, ata pyesnin sa respiratorë kemi, përgjigjja qe, nuk tregohen të gjitha kur je në luftë.

Ngaqë nuk kishte përgjigje për asgjë, Edi Rama u bëri të enjten në 27 shkurt thirrje shqiptarëve ti besonin atij dhe jo mediave që përhapnin panik: ‘Këtë situatë duhet ta përballojmë me shumë besim. Ndaj ju sugjeroj të mbyllni televizorët, të fikni telefonat dhe mos humbisni kohë me lloj- lloj marrëzish e poshtërsish që njerëz me ligësi shpirtërore shpërndajnë duke bërë atë që është çnjerëzore dhe nga pikëpamja profesionale e padobishme’, tha ai gjatë një mbledhjeje të Komitetit kombëtar të sigurisë.

Më pas ai shpërndau edhe një mesazh zanor në celular ku sërish bënte thirrje për të mos i besuar mediave. E parë tani, dy muaj më pas, kjo strategji ka pasur si qëllimi, dëgjimin e vetëm një zëri, mbizotërimin e vetëm një të vërtete, e cila donte të mbyste me propagandë të gjitha mungesat që qeveria nuk i arsyetonte dot.

Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë kronikës së këtyre dy muajve, jo për të dëshmuar se qeveria ka detyrimisht faj që u kap e pa përgatitur (sepse kjo ndodhi thuajse gjithandej), por se ajo zgjodhi rrugën më të shëmtuar për ta përballuar këtë papërgatitje, atë të mashtrimit.

Mashtrimi për mbajtjen e maskave

Sot kur maska po bëhet e detyrueshme për të gjithë qytetarët, kur shumë vende po vendosin edhe gjoba për mosmbajtjen e tyre pasi të lirohen masat izoluese, thirrjet e kryeministrit në Facebook se maska qe e panevojshme duken absurde. Në llogarinë e tij, në 18 mars, Rama shkruante se për ata qe nuk janë të sëmurë, nuk janë duke trajtuar një të sëmurë, apo nuk punojnë në një mjedis me shumë njerëz, maskat janë jo vetëm të padobishme, po edhe të dëmshme sepse ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave bazë.

Falsifikimi i datës për maskat e skaduara

Në mbledhjen e qeverisë të 18 marsit Rama u shfaq me maskë në fytyrë për të ironizuar opozitën që në një konferenmcë për shtyp zbuloi se kutiat e maskave të shpërndara për personelin mjeksor, jo vetëm kishin si datë skadence vitin 2011, por atyre iu ishte fshehur dhe data origjinale duke vënë mbi to një etiketë më vitin 2020. Por pasi skandali shpërtheu Rama tha se ato maska qenë të parrezikshme për shëndetin, se ato kishin ardhur nga Kanadaja si dhuratë për një shoqatë bamirësie e cila nuk i tërhoqi pas bllokimit në doganën e Durrësit. Pa iu dridhur qerpiku Rama tha se ato mund të përdoren gjerësisht edhe pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale.

Por, ky ndryshim kursi, pasi më parë ishte tallur në një status me ‘opozitën e maskave’, kishte dy probleme që e nxirrnin bllof kryeministrin. E para kishte të bënte me shkelje ligjore. Sipas ligjit nr. 9900 të miratuar në 10 prill 2008, Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit i ndalohet që të pranojë produkte që janë të skaduara apo pranë datës së skadebces. Së dyti nëse gjithçka ishte OK, pse duhej që një ushtri kaçakësh të punonin ditë e natë, për të mashtruar me datën e skadencës dhe për të ngjitur etiketa të reja mbi origjinalin? Apo thjeshtë për propagandë?

Gafa me videon ‘spanjolle’

Kryeministri Edi Rama publikoi të shtunën, 21 mars në Facebook një video ku sipas tij policia spanjolle kishte reaguar ashpër ndaj qytetarëve që kishin thyer masën e karantinës dhe kishin dalë në rrugë. Nisur nga ky precedent, kreu i qeverisë paralajmëroi shqiptarët se i pret i njëjti fat, duke shkruar se ‘forcat e rendit e kanë ndarë mendjen’. E shoqëruar me daljen e ushtrisë në rrugë dhe me kërcënimet se ndaj shkelësve të shtetrrethimit do të përdorej gazi lotsjellës kjo u pa si një rritje e masave represive nga kreu i qeverisë.

Por në fakt, nga një kërkim i thjesht, zbuloi tjetër gjë. Turma e njerëzve që vraponin dhe forcat e policisë që i ndiqnin nga pas, duke i goditur me shkop gome, ishin shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri. Policia ka ndërhyrë duke e shpërndarë dhunshëm turmën. Videoja është publikuar në youtube në datën 8 mars.

Pasi e pa që videoja po krijonte një efekt boomerang, si shembull, sa i amatorizmit profesional aq dhe i frikës ankthit dhe psikozës personale, kryeministri e pranoi që kishte bërë një gafë. ‘Rashë edhe unë njëherë viktimë e ‘qytetarit dixhital’ shkroi më pas ai duke shtuar: ‘Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante ‘Shikoje ç’bën policia në Spanjë’!

Aq i trashë ishte incidenti sa nuk la indiferent as ambasadorin spanjoll në Shqipëri, Vicente Canelles i cili nxitoi të saktësonte: ‘më vjen shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën’, shkruajti ambasadori.

I rrethuar me 12 roje Rama bën sikur nuk i trembet virusit

Më 25 mars Kryeministri Rama ka dashur ti përgjigjet kritikave që iu bënë për ditë me radhë, se për shkak të një sëmundjeje kronike që shndërrohet në fatale nëse ai infektohet me Covid 19, ai e ka të pamundur ta kryejë plotësisht detyrën.

Për ti përgënjeshtruar ato që thuheshin Rama organizoi një shou, sikur ai nuk e ka fare problem të dalë nga izolimi dhe të takohet me njerëz. Por ajo që demostruan pamjet zyrtare dhe vetëm kamerat personale të Ramës (siç duket edhe në foto lart) është një imazh i remë. Sepse në fakt pamjet reale tregojnë se edhe në rrugë kryeministri ka qenë pothuajse i izoluar i rrethuar nga plot 12 vetë.

Manipulimi me testet

Çështja e mungesës së testeve ka qenë makthi real i diskreditimin të qeverisjes që kur OBSH lëshoi alarmin:’testoni, testoni, testoni’. Aq shumë është detyruar të gënjejë qeveria sa ka mjaftuar një intervistë për të nxjerrë bllof versionet që ka hedhur në treg. Kjo ka ndodhur në 8 prill në një intervistë të ministres Ogerta Manastirliu, e cila pasi u presionua nga gazetari Blendi Fevziu, u detyrua të nxjerrë atë që deri më tani ruhej me vlerën e një sekreti shtetëror: numrin e testeve që ka gjendje vendi. Pasi përmendi një numër të konsiderueshëm të atyre që pritet të importohen, ministrja tha se gjendja aktuale është 2 mijë teste.

Por, e keqja është se i përfshirë në debatin publik, kryeministri pati shkruar se sistemi ynë është i aftë të bëjë 2 mijë teste vetëm në një ditë.

Pavarësisht se kjo është një shifër e ekzagjeruar dhe se vetë specialistët kanë thënë se maksimumi mund të arrijë deri në 500, ajo ku kryeministri del bllof është diçka tjetër: Sipas Ramës, vetëm në një ditë mund të shpenzohej i gjithë stoku që kishte gjendje vendi. Po të nesërmen? Po të pasnesërmen?

Fakti se Shqipëria ka numrin më të vogël të testimeve në rajon, duke mos qenë në gjendje të plotësojë direktivën e OKB-së. Por qeveria e ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se strategjinë e testimit e vendosin mjekët dhe se është zgjedhje e tyre që të bëjnë një numër kaq të vogël testesh. Madje kryeministri përdori edhe komitetin teknik për ta përforcuar këtë shfajësim të tij politik.Por, deklarata në Opinion e ministres Manastirliu, që pranoi se gjithsej kishim 2 mijë teste, pra aq sa Rama thoshte se ishim në gjendje të bënim brenda ditës, e nxorri bllof këtë mashtrim. Kjo shpjegon edhe se përse qeveria dhe zyrtarët burokratë të mjeksisë bënin lojra fjalësh dhe refuzonin të flisnin për numra. Një herë që e bënë, u ngatërruan me këmbët e tyre.

Teatri me shitjen e jahteve

Duke prezantuar masat ekonomike të qeverisë, në Open tek Eni Vasili, kryeministri përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: ‘Shisni jahtet dhe vilat dhe paguani punëtorët’ iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit.

Por, ky kërcënim rezultoi të jetë vetëm propagandë. Jo se edhe pas kësaj thirrjeje, askush mga milionerët nuk i ka nxjerrë në treg pasuritë e tij të luksit, por sepse qeveria ka planifikuar edhe masa lehtësuese për ata që blejnë jahte të reja.

Deputetët socialistë çuan në datën 10 prill në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj të mbështetur nga ministri i turizmit Klosi, që do të përjashtojë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) importin e jahteve.

Në fillim kur lajmi doli u kujtua sikur qe ndonjë lapsus, por pasi përfaqësuesi i qeverisë Klosi doli me argumente pro tij, u pa se, dërgimi i ligjit në parlament, pikërisht në kohën kur Rama ka filluar të çirret live kundër biznesit të madh, ishte ironia më e madhe që mund ti bëhet propagandës së kryeministrit.

Marrë nga Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular