BallinaKryesoreDr. Ervis Krymbi: Sfidat dhe roli i universiteteve në shoqërinë e sotme

Dr. Ervis Krymbi: Sfidat dhe roli i universiteteve në shoqërinë e sotme

Dr. Ervis Krymbi

Në kontekstin e sotëm, roli i universiteteve duhet të jetë gjithnjë e më në rritje për vetë sfidat e kohës. Universitetet janë qendra të edukimit, të përgatitjes profesionale për brezat si dhe të kërkimit shkencor. Politika vendimarrëse duhet ta nënkuptojë universitetin si një qendër e zhvillimit social-ekonomik, por dhe e krijimit të përhapjes së dijes dhe nxitjes së inovacionit. Normalisht si sfidë kryesore qëndron  ngritja e cilësisë së mësidhënies dhe e kërkimit shkencor, pasi vetëm në këtë mënyrë do të rritet roli dhe fuqia e universiteteve dhe vetëm në këtë mënyrë rezultatet do të ndihmojnë ngritjen e zhvillimin ekonomik dhe progresin e shoqërisë në përgjithësi. Po ashtu, një element i rëndësishëm është orientimi strategjik i arsimit të lartë drejt nevojave të tregut aktual të punës. Përshtatja me tregun e punës, sidomos me kërkesat e reja për kualifikim, është një detyrë e rëndësishme dhe immediate.

Arsimi i lartë luan një rol pozitiv në zhvillimin profesional të një individi dhe rrit aftësinë e tij konkurruese në tregun e punës. Studentët plotësojnë aftësitë e tyre në rrafshin teorik e praktik në disiplina të ndryshme, duke përmirësuar mundësitë e tyre në botën e sotme.

Sipas ligjit të arsimit të lartë, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015, një nga misionet e arsimit të lartë është integrimi i mësimdhënies me kërkimin shkencor. Përveç rolit si krijues dhe rregullator i institucioneve të arsimit të lartë, shteti ka gjithashtu detyrimin ligjor për të financuar kërkimin shkencor. Kërkimi shkencor në Shqipëri ka pësuar një ndryshim të thellë në shumë aspekte. Për të lehtësuar ridimensionimin e suksesshëm të universiteteve në kuadër të ekonomisë së dijes është e nevojshme zhvillimi i kapaciteteve njerëzore. Për këtë arsye duhet mbështetja financiare e punonjësve dhe kërkuesve të rinj, e cila kërkon vëmendje të veçantë, pasi siguron ardhjen e ekspertëve të kualifikuar, si ndihmë për përmirësimin procesit të kërkimit shkencor, ashtu edhe të modernizimit të procesit të mësimdhënies me teknikat e reja. Stimulimi i kërkimit shkencor me fonde për botime artikujsh në revista me faktor impakti, konferenca apo kërkime të thelluara duhet të jetë një nga prioritet ku duhet të derivohen këto fonde. Modeli i qeverisjes dhe i financimit të institucioneve të arsimit të lartë është një pikë e rëndësishme. Financimi duhet të jetë eficent dhe me objektiva të mirëpërcaktuara në lidhje me universitetet, sidomos në krijimin e qendrave kërkimore/laboratoreve si një bazë e mirë për procesin e mësimdhënies, ashtu edhe për kërkimin apo projektet shkencore.

Rritja e flukseve të të ardhurave të universiteteve nuk nënkupton thjesht grumbullimin e taksave të shkollës. Universitetet duhet të dëshmojnë vlerën e shtuar që ato mund t’i ofrojnë sektorit privat, si dhe shoqërisë në përgjithësi, duke i bërë rezultatet e kërkimit të arritshme, duke siguruar transferimin e teknologjisë, si dhe duke ofruar një larmi shërbimesh konsulence.

Të gjitha këto veprimtari mund të ofrohen në këmbim të tarifave, në bazë të shpenzimeve të transportit dhe të një politike të qartë të çmimeve. Të gjitha këto veprimtari duhet të drejtohen me profesionalizëm, d.m.th., nëpërmjet njësive qendrore të specializuara të universitetit, siç janë qendrat kërkimore dhe ato të transferimit të teknologjisë. Nëse këto njësi e tregojnë se janë të dobishme për veprimtaritë e një fakulteti të caktuar dhe për nivelin e departamentit, ato do të arrijnë të vërtetojnë pse shpenzimet e përgjithshme janë të dobishme për njësitë e decentralizuara të universitetit dhe, në këtë mënyrë, bëhen katalizatorë për integrimin e tyre.

Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë është një pikë mjaft e rëndësishme pasi rrit komunikimin e ideve dhe shkëmbimin e stafeve apo studentëve. Një pikë e rëndësishme në këtë drejtim do të ishte krijimi i qendrave rajonale studimore, veçanërisht për kërkime shkencore dhe arsimimin universitar, të cilat specializohen në disiplina të ndryshme, e njëherezari krijojnë profile të qarta për të nxitur lëvizjen e studentëve dhe punonjësve shkencorë. Po ashtu mund punojnë bashkarisht për të përmirësuar kërkimin shkencor (dhe mësimdhënien) në një fushë të dhënë; mund të nxisin programe të përbashkëta studimesh; mund të arrijnë që të shpërndajnë informacionin për praktikat e mira evropiane dhe ndërkombëtare në mësimdhënie.

Invenstimi gjithnjë më i madh duhet në bibliotekat universitare, sidomos në pasurimin me tekste apo botime të reja të disiplinave te ndryshme. Po ashtu aplikimi i bibliotekave digjitale është i një rëndësie specifike. Bibliotekat digjitale janë një organizim virtual i mundshëm që mbledh në shkallë të gjerë kërkues e studentë, pasi menaxhojnë dhe ruajnë në afat të gjatë përmbajtjen e pasur digjitale, duke u ofruar përdoruesve të saj funksione të veçanta për atë përmbajtje, të një cilësie të matshme. Së fundmi, ofrimi i shumë materialeve online, do të krijonte për pedagogë/studentë mundësi akoma më të mëdha për kërkim e mësimdhënie efikase e me standarde bashkëkohore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular