Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në Greqinë fqinje.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, ishulli i Kretës, pas tërmetit me magnitudë 6.5 të shkallës rihter, është lëkundur nga një tjetër goditje sizmike këtë herë me magnitudë 5.
Referuar mediave vendase, fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as në njerëz.
Ndërkohë lëkundje sizmike ka patur edhe në Itali dhe Kroaci me magnitudë 3.1 dhe 2.9 ballë të shkallës rihter.
© SYRI.net