BallinaAktualitetPunë sezonale në Greqi/Përfitojnë 10 mijë shqiptarë, këto janë procedurat

Punë sezonale në Greqi/Përfitojnë 10 mijë shqiptarë, këto janë procedurat

spot_img
spot_img

Shqipëria me Greqinë kanë arritur një marrëveshje për sa u përket punëtorëve sezonal në vendin fqinj. 7 mijë deri në 10 mijë shqiptarë mund të punësohen me procedura të shpejta me hapjen e kufijve.

Gazetari i Top Channel në Athinë, Artur Bibe ka raportuar se ka qenë një marrëveshjen e kryer në kohë rekord mes dy qeverive.
Punëtorët shqiptarë mund të punësohen në mbledhjen e frutave kryesisht ne veri të Greqisë. Bëhet fjalë për punëtore që kanë qenë edhe më parë në Greqi.

Duke filluar nga e hëna pronarët do të aplikojnë për t’i marrë ata në punë. Procedura është shumë e thjeshtë, fillimisht një pagesë që do ta kryejnë fermerët grek si dhe një taksë për sigurimin dhe kontrollin nga Covid-19. Emigrantët nuk do të paguajnë asgjë dhe procedura bëhet në mënyrë urgjente. Pas disa ditësh mund të bëhen procedura e marrjes së punëtorëve.

Emigrantët shqiptarë që do të shkojnë për punë sezonale do të mbajnë maska dhe përdorim dezinfektantë. Testet do të kryhen në Kapshticë ku në autobus do të vazhdojnë në zonat ku janë punësuar

Ndërkohë janë marrë masat për hotel për tu karantinuar deri sa të dalin përgjigjet e testeve.

Faza e dytë është gjetja e punonjësve të tjerë që nuk kanë qenë më parë në Greqi. Ata duhet të aplikojnë në platformën online ‘Punënëgreqi.gr’ , dhe do të marrin udhëzimet e nevojshme.

Ata do të bëjnë kontratën dhe më pas do të udhëtojnë si të tjerë. Është llogaritur që për 8 orë punë të jetë një pagesë 30 euro. Por ajo që është lejuar është edhe që mund të punojnë në turne të dyta./TCH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular