BallinaAktualitetShoqata e Bareve dhe restoranteve letër Ramës: Po falimentojmë, të nisim punën...

Shoqata e Bareve dhe restoranteve letër Ramës: Po falimentojmë, të nisim punën pa kufizim orari

Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Klubeve i ka shkruar një letër kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë.

Në letër thuhet se ata ishin të parët që u vetëkarantinuan dhe për fat askush nga komuniteti i tyre i madh nuk u prek nga kjo pandemi nga ana shëndetësore.

“Ndërkohë ekonomikisht jemi të gjunjëzuar,” thuhet në letër.

“Prej dy muajsh përpiqemi të gjejmë ndonjë marrëveshje me qiradhënësit për shtyrjen në kohë apo lehtësimin sado të vogël të qirasë. Përballemi me pamundësinë për të punuar dhe për të fituar të ardhurat e jetesës për familjet tona. Prej 50 ditësh kemi pritur me frikë shfaqjen e ndonjë simptome shëndetësore, ndërsa sot presim me shpresë të rifillojmë plot energji. Frikën e kemi mundur, kujdesin jo”, thuhet në letër.

Ata kërkojnë që të rihapen pa kufizime orari. Kjo për shkak se qeveria u ka kërkuar të hapen vetëm ambientet e jashtme deri në orën 17:30, periudhë kur është orari zyrtar i punës dhe klientët janë në punë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular