BallinaAktualitetSkandali i mjekëve shqiptarë në Itali, Spiropali: Një gotë kanë pirë, e...

Skandali i mjekëve shqiptarë në Itali, Spiropali: Një gotë kanë pirë, e kanë hallall se janë heronj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë për festën që kishin bërë në hotel. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali mbrojti mjekët e tha se ata kishin pirë thjesht një gotë dhe u falet ajo që kanë bërë se janë heronj.

“Ata që dinë të fitojnë, dinë dhe të festojnë. Ata janë larguar me shumë nder dhe me shumë falenderime nga shteti italian. Ata kanë shkuar për të pirë një gotë, e kanë hallall gjobën, le ta kenë marrë. Të mos shqetësohemi për gjobën”, u shpreh ministrja.

Më tej ajo la të kuptohet se shteti shqiptar do u rimbursojë dhe gjobën që kanë marrë duke thënë se “çdo shqiptarë do u rimbursonte gjobën atyre për atë që kanë bërë në Itali”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular