BallinaKronikePo kontrollonte dokumentet, makina përplas punonjësin e policisë

Po kontrollonte dokumentet, makina përplas punonjësin e policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mesditës pranë Tiranës. Një makinë mësohet se përplasur një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur pranë Vorës.

Punonjësi i policisë i ka bërë shenjë drejtuesit të mjetit të ndalojë, ndërsa ky I fundit po lëvizte pa targa.

‘Më datë 04.05.2020, rreth orës 13:00, në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMË X5, si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMË X5 në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.

Punonjësi i Policisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular