BallinaAktualitetPunësimi sezonal në Greqi, flitet për një pagë ditore 30 euro

Punësimi sezonal në Greqi, flitet për një pagë ditore 30 euro

Athina dhe Tirana zyrtare arritën marrëveshjen për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë të Greqisë.

Drejtori i Organizatës për të Drejtat e Njeriut  “Jeta” Edmond Guri thotë se kjo është hera e parë që shteti grek i kërkon palës shqiptare në mënyrë zyrtare punëtorë për punësim sezonal

“Në Greqi nuk gjen krahë pune për mbledhjen e fruta perimeve dhe agrumeve që konsiderohen të rëndomta nga vendasit. Qarkullon në media një pagë ditore 30 euro. Kjo është paga minimale sipas ligjit në Greqi megjithatë është e kënaqshme për një kategori.“  thotë Guri në një lidhje me skype në emisionin “Ditë e Re”

Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7000 deri 10.000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi.

Marrëveshja vjen në një kohë që kufijtë e të dy vendeve janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkohë Greqia ka marrë vendim për të mbajtur hapur hotelet për 12 muaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular