BallinaBotaSuedia vendos nën kontroll ‘numrin R’ pa pasur nevojë për izolim

Suedia vendos nën kontroll ‘numrin R’ pa pasur nevojë për izolim

Suedia ka vepruar ndryshe nga e gjithë bota për Covid-19, duke ndjekur rregullat e distancimit social, por duke mos aplikuar izolim të detyrueshëm. Shkollat, restorantet dhe baret janë të hapur- ndërsa rregullat e distancimit i janë lënë në dorë vetë publikut.

A ia ka dalë Suedia?

Sipas revistës Spectator, agjencia e shëndetit publik në Suedi ka publikuar një studim për ‘numrin R’, një njësi matëse që përdoret për të gjykuar suksesin e izolimit. Objektivi është që R të jetë poshtë 1, që do të thotë se një person infekton më pak se një person tjetër.

Revista shkruan se javën e shkuar, numri R në Britaninë e Madhe ishte 0.8. Por në Suedi ky numër është 0.85, pra me një ndryshim fare të vogël.

Kjo ngre një pyetje interesante: a mos ndoshta distancimi social vullnetar është po kaq efektiv sa edhe izolimi i detyrueshëm?

Në rast se Suedia do të jetë e suksesshme në modelin e saj, ky do jetë një lajm i keq për shumë vende që kanë mbyllur ekonomitë, duke shkaktuar dëme kolosale.

Megjithatë do të duhet kohë që të presim një rezultat më të plotë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular