BallinaAktualitet"Më vdiq njeriu i afërt..."/ Kryemadhi: Rama ka mashtruar me shifrat e...

“Më vdiq njeriu i afërt…”/ Kryemadhi: Rama ka mashtruar me shifrat e të vdekurve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

‘Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.” tha Kryemadhi.

Ndërkohë ajo është shprehur se para disa kohësh ka ndërruar jetë edhe daja i saj nga gripi sezonal.

“Para ca vitesh mua më ka vdekur daja im. Dhe më ka vdekur nga gripi”, tha Kryemadhi në Open.

“Ne duhet të flasim për kartelën e vdekjeve. Ia them edhe qeverisë, mos u merrni me numrin e të vdekurve. Djalli takoi Zotin dhe i thotë që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdiqën 400 mijë. Kur e pyet Zoti pse kështu ai tha 300 mijë vdiqën nga frika. Bëhet një mullar i madh që mos u çudit se do t’i pushojë zemra dhe do të vdesin. Frikë dhe panik është një gabim shumë i madh. “

“Nëse LSI do ishte në pushtet nuk do të jepte koncesione por do të blinte tamponë. Fasonët kanë 70 mijë punonjës do të kenë pasoja.” tha Kryemadhi./tch

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular