BallinaAktualitetParalajmërimi: Biletat e transportit urban do të rriten me 30 përqind

Paralajmërimi: Biletat e transportit urban do të rriten me 30 përqind

Ekonomia është goditur për shkak të pandemisë, sektorë të rëndësishëm të zinxhirit të ekonomisë po përballën më vështirësi edhe pse nga qeveria është komunikuar për masa lehtësuese.

Kujtim Mema, kryetari i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban në studion “ABC News” ka folur për vështirësitë që kanë linjat urbane për shkak të karantinës, ndërsa shtoi se për shkak të pandemisë bileta mund të rritet me 30 %.  Ai theksoi se në këtë kohë pandemie linjat janë në një situatë jo të mirë, ndërsa shtoi se Ministria, drejtoritë duhet të sensibilizohen dhe premtimet të mos mbeten vetëm në letër.

Mema tha se “Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionere, të cilat kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre. Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për t’i shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.

Më tej ai shtoi se do t’i drejtojnë një shkresë Bashkisë së Tiranë që taksa të ulet, pasi janë tre muaj pa punë. “Parashikimi jonë për t’u kthyer në normalitet është nga 20 shtatori. Korriku dhe gushti janë dy muaj që nuk ka lëvizje.

Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30%, të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular