BallinaAktualitetBasha për raportin e Freedom House: Bie maska e skaduar e demokracisë...

Basha për raportin e Freedom House: Bie maska e skaduar e demokracisë fasadë

Viti 2019 shënoi një rënie të fortë të demokracisë në Europën Lindore, bëri të ditur organizata amerikane Freedom House në një raport të titulluar: Rënia e fasadës demokratike.

Shqipëria udhëhoqi rënien nga standardet demokratike në Ballkan. Vendi humbi pikë në standardet demokratike për herë të parë në tre vjet.

Pas publikimit të raportit reagoi kreu i opozitës, Lulzim Basha.

MESAZHI

Bashkë me maskat e skaduara të qeverisë, ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri. Freedom House arrin në këtë konkluzion në raportin e saj të fundit që tregon se vendi ynë ka berë hapa prapa ne nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave. Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni.

Të gjithë e shikojmë sot në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike sa të vërteta janë këto raporte ndërkombëtare për dështimet e qeverisë. Sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk punojnë më për njerëzit, ato punojnë për një grup në pushtet që vjedh pasuritë publike, që gënjen dhe mashtron, dhe që i braktisi njerëzit gjatë pandemisë kur ata kishin më shumë nevojë se kurre për shtetin.

Ne duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve, t’ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standartet demokratike në vend. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm! #ditemetemira

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular