BallinaAktualitetSi do rikthehen maturantët në shkolla/ Shahini: Jo më shumë se...

Si do rikthehen maturantët në shkolla/ Shahini: Jo më shumë se…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka treguar për AbcNeës se si do të rikthehen në banga maturantët.

“Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur të mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera

Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej 2 metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Do jenë disa masa që do merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt.

Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra.

Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pas konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi.

Një maturant që i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë.

Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë sepse kanë nevojë për konsultimin”, tha Shahini.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular