BallinaAktualitetEurodeputet ngrenë shqetësimin në PE për 15 kushtet që duhet të përmbushë...

Eurodeputet ngrenë shqetësimin në PE për 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria

Eurodeputetët ngrenë me shqetësim në Parlamentin Europian 15 kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama. “A ia thatë Ramës në Zagreb?”. Komisioneri Varhely: Më premtuan se do sillen mirë…

“Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Europian për Shqipërinë”, ishte pyetja që  eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE drejtuan sot në drekë Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhely.

Pyetja u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtëme (AFET) në Parlamentin Europian ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në video-konferencë nga distanca.

Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i lirisë së medias e të shprehjes në Shqipëri, ndërkohë që ky është kusht për çeljen e negociatave. “Raportet e Reporterëve pa Kufij, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmes video-konferencës ishte edhe zoti Edi Rama,” tha ai.

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin.

Lidhur me ligjet anti-shpifje, Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular