BallinaAktualitetJa pas cilës datë hapen udhëtimet nga toka dhe ajri

Ja pas cilës datë hapen udhëtimet nga toka dhe ajri

Kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kësaj strukture të posaçme që merr vendimet për lehtësimin ose shtrëngimin e masave anti-Covid. Ndërsa nga e hëna pritet të hyjnë në fuqi masat e tjera lehtësuese, kreu i Qeverisë kërkoi që kujdesi të jetë maksimal nga institucionet, për të shmangur çdo mundësi për përhapjen e virusit tek personat e paprekur. Ai bëri të ditur gjithashtu se pas 18 majit do ketë shtim të udhëtimeve nga toka dhe ajri.

Lëvizjet normale nga toka dhe ajri pritet të nisin pas datës 18 maj. Pas aludimeve të opozitës se kush fshihej pas Komitetit Teknik për përballimin e epidemisë, kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kësaj strukture të posaçme që merr vendimet për lehtësimin ose shtrëngimin e masave anti-Covid, ndërsa bëri të ditur se në varësi të situatës po shikohet mundësia edhe shtimit të numrit të udhëtimeve nga jashtë nëpërmjet tokës dhe ajrit.

Rama: Do të vazhdojmë të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datën 18 janë ato që janë. Pastaj do të vijë procesi i hapjes edhe të flukseve për të hyrë në Shqipëri qoftë nga ajri, qoftë nga toka dhe aty do të jetë një tjetër sfidë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular