Pjesa e parë e ditës së premte do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa në mesditë në pjesën më të madhe të vendit do të rikthehen vranësirat.
Temperaturat parashikohet se do të shkojnë nga 2 gradë celsius gjatë natës, deri në 25 gradë celsius gjatë ditës.
“Vendi do të ketë mot të kthjellët deri në mesditën e së premtes. Më tej vranësirat do të marrin zhvillim në pjesën më të madhe të vendit.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë, kryesisht në mëngjes. Më tej valëzimi vjen në dobësim.
Temperaturat parashikohen në:
vendet malore 2⁰ deri 20⁰C
vendet e ulëta 6⁰ deri 26⁰C
vendet bregdetare 9⁰ deri 25⁰C
Ju urojmë një pasdite të bukur!” njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.