BallinaAktualitet“Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga…”, Parashikimi i motit...

“Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga…”, Parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës së premte do të dominohet nga kthjellimet, ndërsa në mesditë në pjesën më të madhe të vendit do të rikthehen vranësirat.

Temperaturat parashikohet se do të shkojnë nga 2 gradë celsius gjatë natës, deri në 25 gradë celsius gjatë ditës.

“Vendi do të ketë mot të kthjellët deri në mesditën e së premtes. Më tej vranësirat do të marrin zhvillim në pjesën më të madhe të vendit.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë, kryesisht në mëngjes. Më tej valëzimi vjen në dobësim.

Temperaturat parashikohen në:

vendet malore 2 deri 20C

vendet e ulëta 6 deri 26C

vendet bregdetare 9 deri 25C

Ju urojmë një pasdite të bukur!” njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular