BallinaBotaCOVID-19/Toronto plan për t’i bërë rrugët me përparësi për këmbësorët dhe çiklistët,...

COVID-19/Toronto plan për t’i bërë rrugët me përparësi për këmbësorët dhe çiklistët, pas zemërimit të banorëve

Pas disa javësh presioni në rritje, kryetari i bashkisë së Torontos është zotuar të bëjë rrugët më të sigurta për këmbësorët dhe çiklistët pas thirrjes që i është bërë banorëve për të kaluar më shumë kohë jashtë në ambiente të hapura.

Në javët e ardhshme, qyteti planifikon të kufizojë trafikun përgjatë rrugëve të zgjedhura të banimit, të përshpejtojë krijimin e korsive të përkohshme të biçikletave dhe të mbyllë rrugët kryesore pranë parqeve.

Plani i qytetit, i quajtur “ActiveTO“, është një përpjekje për të korrigjuar zhgënjimin në rritje midis banorëve se Toronto ka qenë shumë e ngadaltë për të rregulluar infrastrukturën në përshtatje me pandeminë e koronavirusit.

Zyrtarët shëndetësorë kanë sugjeruar që banorët të kalojnë kohën jashtë, por trotuaret e ngushta në qytetin më të madh të Kanadasë e vështirësojnë distancimin fizik.

Një pjesë e projektit përfshin zvogëlimin e sasisë së makinave të lejuara në rrugët e banimit, ndërsa u jepet përparësi dhe çiklistëve. Plani i ri modelohet në mënyrën se si kanë ndërmarrë qendrat e tjera urbane për të siguruar që njerëzit mund të lëvizin me siguri nëpër qytet. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular