BallinaKryesoreDr. Ervis Krymbi: Dilemat dhe mundësitë për një rihapje të Universiteteve

Dr. Ervis Krymbi: Dilemat dhe mundësitë për një rihapje të Universiteteve

Dilemat dhe mundësitë për një rihapje të Universiteteve

Dr. Ervis Krymbi

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 na ka ndryshuar të gjithëve ritmin e veprimtarive tona të përditshme dhe karantinimi pothuaj i përgjithshëm për disa javë na ka krijuar probleme të shumta me të cilat po përballemi dita-ditës.  Pa dashur ta vë në të njëjtën shkallë me vështirësitë dhe problemet që po ndeshinsektorë të tillë, si shëndetësia (që është fronti i “luftës”) dhe ekonomia (që duket se ka marrë goditjen më të rëndë), me një situatë mjaft problematike po përballet edhe arsimi i lartë. Hapja e dyerve të universiteteve në qershor, sipas vendimit të MASR-së, vë para një situate mjaft të ndërlikuar, aq më tepër, përsa i takon menaxhimit të kësaj hapjeje e cila i është lënë si barrë krejtësisht universiteteve. Nëse universitetet, stafet akademike të tyre, megjithëse me një sforcim mjaft të madh dhe një përvojë disi të pakët të mëparshme,arritën t’i kapërcenin vështirësitë në mësimin dhe komunikimin online me studentët, tani ndodhen para një problematike të re që ngjan një sprovë edhe më e madhe se e para. Realisht, nëse do të vijojë të mbetet në fuqi ky vendim, besoj se do të jemi përballë sprovës së vërtetë në organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës administrative dhe akademike të universiteteve. Ndodhemi para një dileme të madhe, së pari, domosdoshmëria e mbylljes së vitit akademik 2019-2020. A mund të lësh padiplomuar studentët që janë në vitin e fundit në bachelor e në Master? A mund t’ia humbësh vitin gjithë atyre studentëve që kanë zhvilluar rregullisht mësim që nga tetori i kaluar? Personalisht, nuk kam guximin as ta mendoj diçka të tillë. Çështja e dytë dhe më seriozja: a mos po rrezikojmë jetët e studentëve duke i futur në salla të mbylluara, ku mund të ketë edhe ndonjë bartës të virusit e mund të përballemi me më të keqen? Prandaj, pas urdhrit të MASR-së për rikthim në auditore pas 15 qershorit, universitetet do të përballen me sprovën e madhe të menaxhimit të situatës, mes mundësive reale për mësim në auditore dhe frikës që mund të kthehet në një vatër infektimi. Ende askush nuk e di sesi do të veprohet, pasi protokollet e sigurisë nuk kanë marrë ende formë për procesin mësimor që pritet të nisë, aq më tepër nga infromacionet e marra, shihet se bien ndesh me vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për situatën e Covid-19 (të mos harrojmë që deri më 23 qershor jemi në kushtet e fatkeqësisë natyrore). Si do të realizohet mësimi me 5 studentë për sallë, kur kemi qindra studentë për diplomim? Si do të kryhet dizinfektimi, e shumë çështje të tilla, të cilat nuk mund të lihen për t’u zgjidhur në momentin e fundit. Në Europë dhe më tej, universitetet vazhdojnë të jenë të mbylluara, madje edhe në Suedi, ku shkollat për fëmijët deri në 16 vjeç nuk janë mbyllur asnjëherë, sepse janë vende nga ku virusi mund të merret dhe të transportohet në vende të tjera. Prandaj zgjidhjet “partizane”, pa marrë parasysh mendimin e universiteteve mund të krijojnë situata të padëshirueshme.Situata është shumë dinamike. Ditëve në vijim do sillen udhëzime e masa ndaj COVID- 19, por përballë kësaj sfide e mundësive për rikthim në auditore, besoj se do të jetë vetëorganizimi i universiteteve. Ato do të mbajnë peshën e pergjegjësinë e madhe. Ndër ta edhe komunikimi pedagog/studentë e pastaj ndërtimi i nje plani sipas çdo njësie bazë, fakulteti, senati. Të vetëorganizuar në kohë të vështira, por jo autonomë në kohë paqeje, universitetet e studentët e tyre i duhet të tregojnë sërish se  janë fryma që përçon vlerën e dijen.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular