BallinaAktualitet“Kemi hyrë mik kudo, por…” – Kryemadhi: Bebe Rexha akoma nuk ka...

“Kemi hyrë mik kudo, por…” – Kryemadhi: Bebe Rexha akoma nuk ka marrë lejen për ndërtimin e dy shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është rikthyer tek  procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, duke zbuluar se këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha nuk ka marrë ende lejen për ndërtimin e dy banesave

Për emisionin “Java”, Kryemadhi tha se leja është dorëzuar që në 4 dhjetor dhe ende nuk është dhënë konfirmimi megjithëse janë futur miq, po ajo vetë nuk ka marrë pjesë.

Kryemadhi thotë se njëra nga ato familje janë burrë e grua nga 70 vjeç dhe rrisin dy fëmjë jetimë që u kane vdekur prindërit.

Ka cënuar tryezen e ushqimit të fëmijëve të shqiptarëve dhe kjo ekonomi e cila është dëmtuar, sepse pastaj mos t’i hyjmë analizës ekonomike, të paketës së tij, paketa e parë, e dytë, e dhjetë, mos u çudisni kur të bëjë 200 paketa. E pa që dështoi tani me paketa dhe ka dalë te rindërtimi ekonomik, ka dalë te tërmeti. A mund të më thoni ju sa shtëpi janë rindërtuar apo sa familje janë rregulluar pas tërmetit?

-Është një proces?

Si në proces, me 6 muaj. T’u them unë një rast. Ju e dini shumë mirë lidhjen time familjare me këngëtaren Bebe Rexha, që jemi kushërira. Erdhi dhe mori përsipër të ndërtonte 2 shtëpi. A e dini ju që akoma nuk u kanë dhënë lejet e shtëpive? Për t’i prishur shtëpitë e dëmtuara dhe të ndërtojnë shtëpinë e re. I kanë dorëzuar lejet që në 4 dhjetor. Sikur po ndërtojnë kullë në mes Tiranës. Gjithë këto kulla që shikoni ju këtu nuk kanë aq projekte sa kanë çuar për shtëpi 80 metra katrorë. Dhe kemi hyrë mik kudo, unë nuk kam hyrë, pse nuk kam hyrë, për arsye sepse do thonin, e bën Monika etj. Po a ka turp më të madh? Njëra nga ato familje janë burrë e grua nga 70 vjeç dhe rrisin dy fëmjë jetimë që u kane vdekur prindërit. Rrisin fëmijët e fëmijëve, se ju kanë vdekur me kancer. Dhe akoma flenë në çadër. Kanë që në 26 nëntor”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së ka kërkuar sqarime se çfarë kanë bërë fondacionet, Marin Mema, Elvis Naçi apo Arbër Hajdari të cilët mblodhën fonde pafund nga shqiptarët dhe a kanë ndërtuar ndonjë shtëpi. Nëse po  a e kanë patur të lehtë për të ndërtuar dhe për tu ofruar njerëzve ndihmë.

Kryemadhi: Jo, janë dy raste, po si puna e kësaj, edhe sa të tjerë ka? Nuk e di se çfarë kanë bërë fondacionet, nuk e di se çfarë ka bërë Marin Mema, Elvis Naçi apo Arbër Hajdari të cilët mblodhën fonde pafund nga shqiptarët dhe a kanë ndërtuar ndonjë shtëpi dhe a e kanë patur të lehtë për të ndërtuar dhe për tu ofruar njerëzve ndihmë. Sepse njerëzit presin, ne e dimë shumë mirë që qeveria jonë është aq e brishtë, ose buxheti i shtetit shqiptar është i mbaruar për t’iu përgjigjur njerëzve, por njerëzit që kanë dëshire për të ndihmuar jepu shansin dhe mundësinë që atë që nuk e bën dot ti, ta bëjnë ata. Duke  bërë fatura edhe me 20% TVSH, që ky tha se të gjithë ata që do të rindërojnë shtëpitë nga tërmeti do i kenë pa TVSH. Mos të merrem më pastaj me histori të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular