BallinaKronikeE rëndë/Punëtorët e një firme interneti në Krujë i zë korenti gjatë...

E rëndë/Punëtorët e një firme interneti në Krujë i zë korenti gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Krujë. Punëtorët e një firme interneti që kanë qenë duke shtruar një linjë në nikel janë përballur me më të keqen.

Kur kanë hipur në një shtyllë për të lidhur kabujt ata kanë rënë në kontakt me rrymën e për pasojë një prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri është transportuar në spital

Por nuk mbaron me kaq ngjarja. Furgoni që po i transportonte ka pësuar një aksident në Kamëz duke u përplasur me një bicikletë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi e mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular