BallinaAktualitetLuçiano Boçi: Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës është nul

Luçiano Boçi: Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës është nul

Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës është nul. Kështu u shpreh, ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi në një interivstë për Ora News.

Ai i bëri thirrje qeverisë që mos luajë me fjalët, pasi shtyrje e datës së zgjedhjeve do të thotë shtyrje e gjithë procesit zgjedhor.

Luçiano Boçi: Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës është nul, sepse Komisioni Institucional që inicio fushatën zgjedhore është komisioni që i ka përfunduar afati në shkurt dhe duhej ndërtuar nëpërmjet një urdhri të tij, një komision i ri i cili hapte procesin zgjedhor. Pra nuk ka regjistrim kandidatësh. Procesi në Universitetin e Tiranës është nul. Shtyrja e zgjedhjeve do të thotë shtyrje e procesit zgjedhor. Mos luajnë me fjalët. Kur shtyhet data e zgjedhjeve shtyhet i gjithë procesi.

Për Partinë Demokratike, kryeministri Edi Rama po përdor çdo metodë të pistë për të mbajtur pushtetin e tij. Boçi tha se Rama me një dorë shtyn zgjedhjet në universitete, ndërsa me dorën tjetër nxit kandidatët të vazhdojë procesi.

Luçiano Boçi: Unë gjykoj ka një pjesë të ministrisë dhe në krye qëndron Rama dhe vetë ministrja që me një dorë shtyjnë datën e zgjedhjeve, ndërsa me dorën tjetër shtyjnë kandidatët që të vazhdojnë procesin dhe të hiqen si favoritë në opinion për të kapur atë që ne e kemi kapur thënë nëpërmjet një procesi fals, pa pjesëmarrjen e duhur të studentëve dhe për të vendosur në krye të universiteteve njerëz që janë kobure të Ramës dhe që ai kërkon ti përdorë në fushatën politike që po troket. Rama është përgatitur për një fushatë politike dhe kërkon me cdo kusht, me cdo mjet të ripërsërisë pushtetin e tij të pistë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular