BallinaAktualitetVeliaj "zgjidh gjuhën", nxjerr të vertetën: Teatri Kombëtar kolibe e fashizmit, do...

Veliaj “zgjidh gjuhën”, nxjerr të vertetën: Teatri Kombëtar kolibe e fashizmit, do të shembet

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar. Pas një inspektimi që ka bërë në Bovilllë, Veliaj është shpreh se godina e tanishmë e Teatrit Kombëtar është një kasolle prej kashte dhe një kolibe fashizmi, ndaj është i vendosur që ta shëmb atë dhe të ndërtojë një godinë të re.

Më tej ai ka komentuar dhe deklaratën e Ilir Metës dhe opozitës duke thënë se nëse Presidenti i Republikës apo kushdo tjetër është realisht i interesuar të mos i lërë kostumet, zërin, bobinat, rekuizitat, arkivën, të gjitha sendet me vlerë ti hajë miu dhe mola dhe minimalisht teatrit institucion.

“Tirana ka amfiteatër të ri dhe do të ketë edhe teatër të ri. Nuk e besoj që janë artistët që duan të qëndrojnë në një godinë prej tallashi. Kështuqë thirrja ime është të lejohemi të punojmë, ne mund të flasim gjatë verës dhe gjatë vjeshtës se si do jetë teatri i ri por ajo që është më themelore sot është që të gjitha mjetet me vlerë të cilat kanë 3 vjet prej këtij bllokimi që janë aty dhe i ha miu dhe mola, minimalisht i duhen dorëzuar drejtuesve të teatrit për ti magazinuar, le të rrinë te kasollja prej kashte, le të rrijnë te kolibja prej shkrepseje të fashizmit dhe le të merret me ndërtesën. Kostumet e Ndrek Lucës nuk kanë pse i mbajnë peng aty, bobinat me zërin e kadri Roshit nuk kanë pse i lënë aty ti hajë mola dhe miu i Tiranës, të ushqehet me rrobat dhe zërin e artistëve.

Kush do trashëgiminë, si minimum të largojë këtë inventar dhe pastaj kur të jemi gati për projektin, të flasim për ndërtesën. Por obsesioni për tallashin dhe për kashtën që ka eklipsuar për 3 vjet dhe ne nuk e dimë ata mund ti kenë vjedhur, mund ti kenë shitur, mund ti kenë bastisur, mund ti kenë vandalizuar, sic vandalizonin tek çdo projekt që kanë kundërshtuar ose në rastin më të mirë i kanë lënë pa prekur duke ia lënë molës dhe miut. Nëse Presidenti i Republikës apo kushdo tjetër është realisht i interesuar të mos i lërë kostumet, zërin, bobinat, rekuizitat, arkivën, të gjitha sendet me vlerë ti hajë miu dhe mola dhe minimalisht teatrit institucion.

Teatri nuk është ndërtesa ashtu si dhe Bashkia nuk është ndërtesa por është institucioni. Kështu që arkiva mjetet me vlerë nuk kanë arsye pse të rrinë peng i SHQUP-it. Këtë kulturën e zaptimit SHQUPI mund ta ketë sport. Nëse realisht presidentit i qaka zemra atëherë arkivën me vlerë tja kalojë institucionit. Mbreti është lakuriq dhe mundohen me lloj lloj justifikimesh të mbulohen. Teatri i ri do bëhet! Nëse këto materiale ja lëmë ti hajë mola dhe miu këta njerëz do shkojnë në burg sepse kanë uzurpuar një hapsirë publike, nuk dallojnë fare nga cdo zaptues i një terreni, teatri është i popullit shqiptar dhe jo i 3 apo 4 militantëve anëtarë të këshillit kombëtar të një Partie që s’ka për të fituar kurrë sa të jetë plaku mere që e mban zvarrë apo gjumashi që s’zgjohet kurrë”, u shpreh Veliaj.

Reagimi i Veliajt vjen një ditë pasi, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Nuk kanë munguar as reagimet. Ndër ta ka qënë edhe presidenti Ilir Meta që ka kujtuar se çështja është në Gjykatën Kushtetuese, duke paralajmëruar të mos marrë asnjë veprim deri në një vendimi final nga drejtësia. Lapsi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular