Një 63 vjeçar nga fshati “Rreth – Kalë” i Njësisë Administrative Muhurr në Dibër rezulton i zhdukur prej 5 ditësh.
Kanë qenë familjarët e Sefedin Lleshit të cilët kanë denoncuar zhdukjen e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
Sipas tyre, Sefedini ka rënë në lum bashkë me kalin e tij i cili ka arritur të dalë dhe të kthehet në shtëpi i lagur e i gjakosur.
Kjo ka bërë që ata të dyshojnë se 63 – vjeçari është mbytur në lumin Drin, ndërsa kërkimet për të po i bëjnë vetë.
Sipas asaj që raporton gazetari Enver Doçi, familjarët denoncojnë neglizhencën e bluve të Dibrës në rastin konkret të cilët ju janë shprehur se po hetojnë rastin. Kërkesa e tyre për të sjellë polumbarë për kërkime në lum, nuk është realizuar deri tani.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të vihen menjëherë në lëvizje dhe të nisin kërkimet për gjetjen e të afërmit të tyre.