BallinaAktualitetRama po përdor fatkeqësinë/Gazetarja: Qeveria shmang ligjin dhe tenderon 3,7 miliardë lekë

Rama po përdor fatkeqësinë/Gazetarja: Qeveria shmang ligjin dhe tenderon 3,7 miliardë lekë

Gazetarja investigative e Open-Data, Aranita Brahaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lëshuar akuza të forta kundër qeverisë Rama.

Në postimin e saj në Facebook, ajo shprehet se, qeveria po shmang ligjin e zakonshëm dhe po përdor aktin normativ të fatkeqësisë (të tërmetit).

Brahaj ka shkruar se kjo po bëhet për të tenderuar 3.7 miliardë lekë ndërsa ndërkohë në buxhet ka vetëm 0.7 Mld Lekë, pra as 20% buxhet.

‘’Të nxitosh se po jep zgjidhje urgjente, apo të nxitosh të kontraktosh klientin?’’, shkruan gazetarja duke lënë të nënkuptohet se Rama me Aktin Normativ të Fatkeqësisë po lëshon tendera të panevojshëm, duke tejkaluar buxhetin.

Postimi i plotë:

“Te nxitosh se po jep zgjidhje urgjente, apo te nxitosh te kontraktosh klientin? Duke shmangur afate dhe prodedura te rregullta dhe konkurente, Qeveria Shqiptare po shmang Ligjin e zakonshem dhe po perdor Aktin Normativ te Fatkeqesise ( termeti) dhe VKM per te tenderuar 3.7 miliarde leke ndersa ne buxhet he per he ka vetem 0.7 Mld Leke pra as 20% Buxhet”.

http://www.openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/323?fbclid=IwAR3f9ezQoW5KKezSDzHV2qVk8ZZ6rWOZGH0Lbc1CsfwNyiv4uxN9iDAlOIw

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular