BallinaOP EDOpozita si nëna në rast nevoje. Sot na akuzoni nesër do na...

Opozita si nëna në rast nevoje. Sot na akuzoni nesër do na falenderoni!

Nga Ibri Sako

Sjellja ndaj opozitës! Opozita si nëna në rast nevoje!
Opozita: Ju thërret për protest, proteston dhe mbush sheshet,ata në kafe!
Ata: Në protest, opozita i mbështet, ata thonë nuk jemi politik, nuk duam parti politike në protestën tonë!
Ata: Protestojnë, dhunohen nga qeveria, pastaj ankohen pse opozita nuk protestoj me ta! Sa herë ju dhemb shpirti kërkojnë opozitën dhe gjithmon akuzojnë opozitën!
Doni apo nuk doni të na thërrisni me mendje, na thërrisni me shpirt! Doni apo nuk doni, jemi e vetmja shpresë!
Doni apo nuk doni jemi alternativë! E kuptoni apo nuk doni ta kuptoni jemi instrument demokracie! E kuptoni apo nuk doni ta kuptoni jemi armiku më i rrezikshëm i qeverisë! Doni dhe thoni se jemi njëlloj, por nuk jemi njëlloj! Mbani mend apo nuk doni të mbani mend, kemi qenë përherë shpresa dhe e ardhmja e çdo shqiptari!
Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen jemi ne që kemi bërë hapa para drejtë Shqipërisë Europiane! Ju mund të akuzoni sa herë të doni opozitën, ndoshta se ashtu ju thonë apo se ashtu ju intereson por nuk e kuptoni se e brendshmja, dhimbja dhe nevoja për ndihmë ju tradhëton! E thënë më thjesht, sa herë jemi në momente të vështira thërrasim o nëna ime! Dhe nëna juaj në çdo rast nevoje është opozita! Shajeni, kritikojeni,akuzojeni bëni ç’të doni dhe hajdeni kur doni, ne jemi aty, gjithmon sa herë nevoja na thërret! Sot na akuzoni nesër do na falenderoni!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular