BallinaAktualitetSi do veprojnë bizneset që do hapen sot. Nga parukeritë, klinikat dentare...

Si do veprojnë bizneset që do hapen sot. Nga parukeritë, klinikat dentare e berberët…Edhe klientët…

Nga dita e nesërme, 11 maj, nisin lehtësimet e reja të shpallura nga qeveria, ku do të lejohen të rifillojnë aktivitetin e tyre disa biznese që ishin mbyllur si pasojë  e situatës së krijuar nga COVID-19.

Parukeritë, berberët, klinikat dentare e berberët, do të rihapen nesër, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se secili biznes do ta kryej aktivitetin, duke zbatuar një protokoll rregullash.

Në portalin qeveritar, “e-Albania”, janë publikuar edhe listat me rregulla për secilin aktivitet, përfshirë edhe ata që do të lejohen të rifillojnë punën një javë më pas, më 18 maj.

Protokollet e sigurisë për secilin aktivitet:

Shërbimi taksi ofrohet për transport brenda dhe jashtë qytetit. Në rast kontrolli nga organet e policisë, pasagjeri duhet të tregojë arsyet e lëvizjes së tij në përputhje me ligjin.

Shërbim taxi

• Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.

• Çdo shofer është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës/tregtar që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë përfaqësuesin e entit administrues të tregut. Punonjësi duhe të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar.

• Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar duhet të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Maskat, higjenizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.

• Në automjet duhet të ofrohet produkti higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga automjeti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment.

• Pasagjeri ulet gjithmonë mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit.

• Lejohet vetëm 1 klient në automjet në çdo rast, edhe kur udhëtarët janë nga një familje. Përjashtim bëjnë vetëm rastet e shoqërimit nga fëmijë të mitur apo persona me paaftësi.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik pasagjer-shofer.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në një qese të veçantë.

• Kondicioneri duhet të jetë fikur dhe ajrosja të jetë natyrale.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të automjetit dhe larje pas çdo turni, sidomos të dorezave të dyerve e sediljeve.

• Pas veprimeve me cash/karta krediti shoferi dezinfekton duart me higjenizues.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Call Center:

Subjekti call center detyrimisht ka të punësuar personin përgjegjës për shëndetin në punë.

• Administratori i subjektit call center ka detyrimin e njoftimit pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore të gjeneraliteteve dhe numrit të licencës së specialistit përkatës.

• Personi përgjegjës për shëndetin në punë dhe/ose administratori janë përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli sipas detyrimeve të secilit prej tyre.

• Personi përgjegjës për shëndetin në punë kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn e del në ambientet e punës, përfshirë administratorin. Në rast të shfaqjes se simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të ndërmarrjes derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

• Për çdo rast, personi përgjegjës për shëndetin në punë dhe administratori lajmërojnë menjëherë strukturat përkatëse, veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Personi përgjegjës për shëndetin në punë mat temperaturën e punonjësve/ administratorit, apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe mban librin përkatës me shënimet çdo ditë për temperaturat më të larta se 37.5 gradë, apo të shfaqjes së simptomave të tjera. Personi përgjegjës për shëndetin në punë administron të dhënat mjekësore në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale sensitive dhe ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk lejohet të hyjë në subjekt.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave, personi duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe mjekun e ngarkuar në detyrë. Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj administratorit dhe mjekut për anën shëndetësore nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë administratorin dhe personin përgjegjës për shëndetin në punë. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Vajtje-ardhja në punë me këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Në rast të vajtje-ardhjes në punë me shërbim transporti me autobusë, punonjësit ulen në anësoret e dritareve të autobusit dhe duke lënë një hapësirë rreshti bosh pas tyre. Në autobus apo automjet duhet mbajtur detyrimisht maska dhe dorezat dhe të shmanget prekja e sipërfaqeve. Autobusi dezinfektohet dhe ajroset çdo ditë. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli i punësuar/Administratori/personat e tjerë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar/Administratori/ personat e tjerë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh.

• Në hyrje dhe në dalje, subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ndërmarrje dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Subjekti call center duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis personelit të punësuar. Duke qënë se punonjësit flasin në telefon rekomandohet mosvendosja e punonjësve përballë pa xham (pexiglass) mbrojtës. Punonjësit duhet të kryejnë telefonatat vetëm duke mbajtur maskat mbrojtëse. Maskat mund të jenë të tilla që të mos pengojnë akustikën e zërit. Subjekti call center riorganizon punën e tij me turne sipas një plani individual në mënyrë që të respektojë detyrimin e mësipërm, duke përdorur sa më shumë telepunën nga shtëpia përmes sistemeve kompjuterike dhe softëarëve përkatës, punën në distancë, ndërrime orari që iu mundësojnë dhe supervizimin e punonjësve apo përmes regjistruesve të bisedave e supervizim të mëvonshëm.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë edhe përshëndetjet.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës: të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/ shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve. Kufjet e përdorura duhet të jenë individuale të vetëm një punonjësi.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të kuq biznes call center, sipas formatit të miratuar, ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/ çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ndërmarrje, sipas formatit të miratuar, ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrin jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin e kuq call center sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të ndërmarrjes.

Fason:

• Subjekti fason, detyrimisht, ka të punësuar personin përgjegjës për shëndetin në punë.

• Administratori i subjektit fason ka detyrimin e njoftimit pranë Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore të gjeneraliteteve dhe numrit të licencës së specialistit përkatës.

• Personi përgjegjës për shëndetin në punë dhe/ose administratori janë përgjegjës për implementimin e masave të këtij protokolli sipas detyrimeve të secilit prej tyre.

• Personi përgjegjës për shëndetin në punë kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe të kujtdo që hyn e del në ambientet e punës, përfshirë administratorin, transportuesit, shpërndarësit, palë të treta që janë pjesë e zinxhirit furnizim-shpërndarjeshitje, etj. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të ndërmarrjes derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore. Për çdo rast personi përgjegjës për shëndetin në punë dhe/ ose administratori lajmërojnë menjëherë strukturat përkatëse, veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Personi përgjegjës për shëndetin në punë mat temperaturën e punonjësve, përfshirë administratorin, apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje, me termometër infrared dhe mban librin përkatës me shënimet çdo ditë për temperatura me të larta se 37,5 gradë apo të shfaqjes së simptomave të tjera. Personi përgjegjës për shëndetin në punë administron të dhënat mjekësore në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale sensitive dhe ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit. Asnjë person me temperature 37.5 nuk lejohet të hyjë në subjekt.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe mjekun e ndërmarrjes.

• Çdo punonjës është i detyruar t’i deklarojë administratorit dhe mjekut të ndërmarrjes nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë administratorin dhe personi përgjegjës për shëndetin në punë. Punonjësi duhe të telefonojë 127- n dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Vajtje-ardhja në punë me këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Në rast të vajtje-ardhjes në punë me shërbim transporti me autobusë, punonjësit ulen në anësoret e dritareve të autobusit, duke lënë një hapësirë rreshti bosh pas tyre. Në autobus apo automjet duhet mbajtur detyrimisht maska dhe dorezat dhe të shamnget prekja e sipërfaqeve. Autobusi dezinfektohet dhe ajroset çdo ditë. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli i punësuar/Administratori/personat e tjerë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar/Administratori/ personat e tjerë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh.

• Në hyrje dhe në dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ndërmarrje dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Subjekti fason duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis personelit të punësuar. Subjekti fason riorganizon punën e tij me turne sipas një plani individual në mënyrë që të respektojë detyrimin e mësipërm.

• Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta si transportues, shpërndarës etj., përfshirë edhe përshëndetjet.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies, të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si: kuzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme, qoftë të subjektit apo publike.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje të tij para hapjes, pas mbylljes, rekomandohet me shumë se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës: të tavolinave, banaqeve, mjeteve të punës, telefonave, si dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje, në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/ shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës të kolegëve.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të kuq biznes fason, sipas formatit të miratuar, ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ndërmarrje, sipas formatit të miratuar, ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin e kuq fason sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të ndërmarrjes.

Bankat dhe institucionet financiare:

• Personi i caktuar nga drejtori i degës së bankës/institucionit financiar kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

• Për çdo rast drejtori i degës së bankës/institucionit financiar lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.

• Punonjësi i caktuar nga drejtori i degës së bankës/institucionit financiar mat temperaturën e punonjësve dhe të çdo personi tjetër klient në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe njofton menjëherë strukturat përkatëse për temperaturat me të larta se 37,5 gradë në rastet kur ka edhe simptoma të tjera të COVID-19. Asnjë person me temp 37.5 nuk lejohet të hyje në bankë/ institucion financiar.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe drejtorin e degës. Nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe sipas rastit duhet të karantinohet në ambientin e paracaktuar.

• Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj drejtorit të degës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë drejtorin e degës. Punonjësi duhe të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Bankat duhet të vendosin jashtë ambienteve të tyre makineritë e prerjes së biletës së rradhës dhe monitorët informues mbi numrin e rradhës, kjo për të shmangur mosmarrveshjet midis qytetarëve si dhe kontaktet fizike e grumbullimet kaotike. Ky detyrim bie edhe mbi institucionet e tjera financiare ku shërbehen mbi 10 persona njëkohësisht.

• Vajtje – ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin dorezat mbrojtëse sipas këshillave.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

• Subjekti shërben aq klientë sa sportele arke apo shërbim klienti ka, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në bankë si dhe për rradhën në bankomate. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klient-arkë.

• Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve e-banking.

• Ofruesit e shërbimeve të sigurisë fizike dhe transportit të mjeteve monetare futen në ambient vetëm duke mbajtur maskë dhe doreza mbrojtëse.

• Subjekti vendos xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

• Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si kuzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, dhe të paktën 3 herë në ditë. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të verdhë bankë/institucion financiar, ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrin jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin e verdhë bankë/institucion financiar sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.

Tregti me pakice veshjesh:

• Subjekti fillimisht verifikon objektin e veprimtarisë së tij duke vetëpërcaktuar nivelin e riskut sipas kodeve të veprimtarisë. Në rast të aktiviteteve me natyrë të përzier ku një subjekt ushtron disa aktivitetet, vetëpërcaktimi do të kryhet sipas adresave sekondare dhe llojit të çdo aktiviteti.

• Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. • Çdo punonjës/tregtar është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. • Çdo punonjës/tregtar që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar.

• Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse..

Personeli i punësuar/Administratori/Personi Fizik Tregtar dhe duhet të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur.

• Maskat, higjenizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.

• Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues, shpërndarës etj. përfshirë përshëndetjet.

• Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave si në ambientet e subjektit ashtu edhe në ambiente publike.

• Punonjësit/tregtarët gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga subjekti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment.

• Duhet të garantohet dhe respektohet në çdo moment distanca prej 2 metrash midis klientit dhe personelit të punësuar.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Pas veprimeve me cash/karta krediti punonjësi dezinfekton duart me higjenizues.

• Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës.

• Subjekti duhet të vendosë shenjat përkatëse në formë rrethi të pritjes në rradhë jashtë ambienteve të tij.

• Subjekti duhet të afishojë në një vend të dukshëm në fasadë mundësinë e blerjeve online, mundësinë e rezervimit të takimit online apo me telefon. Rekomandohet sa më shumë shërbimi delivery në adresë.

• Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (ose plexiglass) klient shitës dhe shirit distance në banakun e arkës.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik shitës-klient.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, sidomos të tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire ku ka patur kontakt prekje.

• Subjekti duhet të sigurojë ajrim sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë. Ky detyrim për subjektet si parfumeri apo gjatë të cilave prodhohen gazra duhet të kryhet 6 herë në ditë.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin jeshil sipas tekstit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Aktivitet ne treg te hapur publik:

• Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar/tregtarë. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në ambientin e veçuar derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

• Për çdo rast personi përgjegjës apo përfaqësuesi i entit administrues të tregut lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Përfaqësuesi i përcaktuar nga përfaqësuesi i entit administrues të tregut mat temperaturën e punonjësve/tregtarëve dhe të çdo personi tjetër klient në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe njofton menjëherë strukturat përkatëse për temperaturat më të larta se 37,5 gradë në rastet kur ka edhe simptoma të tjera të COVID-19. Asnjë person me temp 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt. • Çdo punonjës/tregtar është i detyruar të deklarojë ndaj përfaqësuesit të entit administrues të tregut nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës/tregtar që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë përfaqësuesin e entit administrues të tregut. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Në hyrje-dalje të tregut vendoset nga Bashkia tuneli spray me dezinfektant sipas përqindjes së përbërjes dhe udhëzimeve përkatëse nga prodhuesi/ shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë. Çdo punonjës apo individ që hyn e del detyrimisht dezinfektohet në këtë tunel për çdo hyrje-dalje.

• Për qytetarët e moshuar apo me aftësi të kufizuar, këto subjekte mund dhe rekomandohet të ofrojnë sipas mundësisë dërgimin e ushqimeve tek këta qytetarë përmes porosive me telefon apo vizitave derë më derë sipas një programi të caktuar me listë. Në bashkëpunim me komunitetin dhe organet vendore, këto subjekte të evidentojnë banorët në nevojë të cilët nuk kanë anëtarë të familjes së tyre për t`u shërbyer. Ky shërbim të ofrohet pa pagesë. Qytetarëve të moshuar apo me aftësi të kufizuar u shërbehet me përparësi.

• Rekomandohet sa më shumë shërbim delivery në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.

• Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet/motomjet/kamionë etj. të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti tregtar duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool për veten dhe punonjësit e tij.

• Personeli i punësuar/tregtari dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Në hyrje dhe dalje të tregut strukturat e Bashkisë duhet të të ofrojnë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdesen për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Subjekti tregtar duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

• Subjekti shërben vetëm një klienti, ndërkohë që të tjerët presin në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Përballë tezgave vendosen shenjat identifikuese të rradhës dhe shenja identifikuese e distancës klient-arkë.

• Sigjerojme që tregu nuk duhet të shërbejë më shumë se 30 persona në një moment të caktuar. Për këtë strukturat e Bashkisë marrin masat përkatëse për të monitoruar hyrje-daljen dhe rrethimin e tregjeve sipas mundësisë.

• Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi i shërbimeve të pagesës me kartë krediti.

• Punonjëset e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me cash.

• Subjekti mund dhe rekomandohet sipas mundësisë të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues, shpërndarës etj. përfshirë përshëndetjet.

• Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave.

• Strukturat e Bashkisë duhet të kryejnë dezinfektim të ambientet dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës/ tregtar kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit/ditës. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

• Punonjësit/tregtarët gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Në hyrje të tregut Bashkia duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Në hyrje të tregut Bashkia duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti/tregtar duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të verdhë për tregjet e hapura, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

• Në hyrje të tregut Bashkia duhet të afishojë të plotë protokollin e verdhë për tregjet e hapura sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të tregut nga strukturat e Bashkisë.

• Bashkitë të realizojnë detyrimet pëkatëse sipas protokollit të mësipërm

Sherbime ne sportel:

• Drejtuesi i njësisë së shërbimit kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet nëse ekziston mundësia në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

• Për çdo rast drejtuesi i njësisë së shërbimit lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Drejtuesi i njësisë së shërbimit, ose një person i caktuar më urdhër mat temperaturën e punonjësve dhe të çdo personi tjetër shërbim marrës në hyrje dhe dalje me termometër infrared dhe njofton menjëherë strukturat përkatëse për temperaturat më të larta se 37,5 gradë në rastet kur ka edhe simptoma të tjera të COVID-19. Asnjë person me temp 37.5 nuk duhet të lejohet të hyje në subjekt.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe drejtuesin e njësisë së shërbimit.

• Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj drejtuesit të njësisë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë drejtuesin e njësisë së shërbimit. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Njësitë e shërbimit ku shërbehen mbi 10 persona njëkohësisht duhet të vendosin jashtë ambienteve të tyre makineritë e prerjes së biletës së rradhës dhe monitorët informues mbi numrin e rradhës, kjo për të shmangur mosmarrveshjet midis qytetarëve si dhe kontaktet fizike e grumbullimet kaotike.

• Vajtje – ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metrash dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

• Subjekti shërben aq klientë sa sportele arke apo shërbim klienti ka, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në ambientet e brendshme. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klient-arkë.

• Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve online dhe pagesave online.

• Punonjëset e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me cash.

• Ofruesit e shërbimeve të sigurisë fizike dhe transportit të mjeteve monetare futen në ambient vetëm të boshatisur kundrejt mbajtjes së maskës dhe dorezave mbrojtëse.

• Subjekti vendos xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

• Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 5 herë në ditë. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të verdhë njësi shërbimi, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin e verdhë njësi shërbimi sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të njësisë.

Trajtime estetike trupi/floke:

• Administratori/Personi Fizik Tregtar kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore.

• Për çdo rast, Administratori/Personi Fizik Tregtar lajmëron menjëherë strukturat përkatëse, veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Nëse simptomat e vërejtura janë të rënda, Administratori/Personi Fizik Tregtar aktivizon protokollin e karantinimit të punonjësit, si dhe merr masa për evakuimin e gjithë personelit jashtë objektit. Personeli i evakuuar jashtë objektit të mos lejohet të lërë perimetrin pa ardhur strukturat shëndetësore për të kryer vlerësimin.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe Administratorin/Personin Fizik Tregtar. Nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe sipas rastit duhet të karantinohet në ambientin e paracaktuar. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

• Çdo punonjës është i detyruar t’i deklarojë Administratorit/Personit Fizik Tregtar nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë Administratorin/ Personin Fizik Tregtar. Punonjësi duhet të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Vajtje-ardhja në punë me këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Në rast të lëvizjes me automjet duhet mbajtur detyrimisht maska dhe dorezat dhe të shmanget prekja e sipërfaqeve. Automjeti dezinfektohet dhe ajroset çdo ditë. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment: doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool. Dezinfektimi i duarve kryhet menjëherë pas ardhjes në punë si dhe para dhe pas çdo klienti që shërbehet.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment: sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve, si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse. Kujdes duhet treguar në prekjen e mjeteve të punës pas shërbimit të klientit. Fillimisht duhen dezinfektuar dorezat.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Klienti që kryen trajtime të fytyrës mund të mos mbajë maskë, por duhet të sigurohet distanca më e madhe e mundshme klient-ofrues shërbimi dhe koha të reduktohet në maksimum. Rekomandohet përdorimi i maskave sa më profesionale apo mjekësore.

• Në hyrje, jashtë ambientit, çdo klient pajiset me veshje plastike (qese) njëpërdorimshe për këpucët, të cilat hidhen në kosh në dalje. Veshje plastike për këpucët përdorin edhe ofruesit e shërbimit nëse nuk përdorin këpucë/ shapka të brendshme sterile.

• Në hyrje drejtuar direkt për në dhomën e zhveshjes, çdo klient që kryen shërbime të trajtimit trupor duhet të pajiset me veshje njëpërdorimshe, e cila hidhet në kosh.

• Karriket, poltronat, krevatet etj. ku ofrohen shërbimet duhet të vishen me mbështjellëse letre të tipit roll-on me njëpërdorim. Në mungesë të mbështjellëses, vendet e ofrimit të shërbimit duhet të dezinfektohen mirë për çdo klient. Letra e përdorur griset dhe hidhet në kosh.

• Peshqirët duhet të jenë të ambalazhuar/paketuar dhe të përdoren vetëm njëherë për çdo klient. Pas përdorimit hidhen në kosh të mbyllur të veçantë. Peshqirët duhen larë çdo ditë. Prekja e peshqirëve të papastër bëhet vetëm me doreza.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkol.

• Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metrash midis klientëve në çdo drejtim. Subjekti riorganizon vendosjen e vendeve të punës si karrige, poltrona, krevatë etj. sipas një plani individual në mënyrë që të respektojë detyrimin e mësipërm. Në rast të pamjaftueshmërisë së hapësirës subjekti shërben aq klientë sa i lejon hapësira duke respektuar detyrimin e mësipërm. Në ambientet me hapësirë mbi 40 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti duke riorganizuar vendosjen për ruajtjen e distancës midis klientëve.

• Subjekti shërben vetëm me prenotim online apo me telefon dhe nuk lejohet krijimi i rradhëve të pritjes në brendësi të ambientit apo jashtë tij.

• Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi shërbimeve me pagesë me kartë krediti.

• Pas çdo veprimi me cash/karta krediti duhet dezinfektuar duart.

• Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 4 herë në ditë për 10 minuta. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve. Në momentin e ajrosjes subjekti nuk ofron shërbim për asnjë klient dhe për këtë subjekti organizon prenotimet për të respektuar detyrimin e mësipërm.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve, klientëve apo mes palëve të treta furnizues etj. përfshirë përshëndetjet. Aktivitetet si masazhet trupore të kryhen duke përdorur dorezat plastike.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike. Në rast hyrje dalje nga ambienti i brendshëm i punës, punonjësi kryen dezinfektimin përkatës të duarve.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

• Çdo pajisje pune si gërshërë, makina qethëse, furça, krehër, pjastra, pajisje depiluese, kapëse plastike, mjete pune druri, metalike apo plastike etj. duhet dezinfektuar/sterilizuar për çdo klient si dhe para e pas mbylljes së aktivitetit ditor. Për pajisjet metalike të punës rekomandohet edhe përdorimi i sterilizimit me autoklava.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit të verdhë biznes trajtim flokësh/estetikë/trajtim trupor, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin e verdhë biznes trajtim flokësh/ estetikë/trajtim trupor sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.

Market/supermarket/ushqimore në ambiente të mbyllura:

• Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar/Drejtuesi i Filialit të Marketit për Supermarketet e mëdha (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore. Asnjë person me temp 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

• Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127 dhe personin përgjegjës.

• Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Supermarketet, marketet, ushqimoret duhet detyrimisht të riorganizojnë vendosjen e artikujve duke vendosur artikujt kryesorë të shportës (makarona, oriz, perime, vaj, gjalpë, bukë, miell, fruta, kos, ujë) sa më afër hyrje daljes dhe arkës, në mënyrë që të shpejtohet blerja e këtyre artikujve.

• Për qytetarët e moshuar apo me aftësi të kufizuar këto subjekte mund dhe rekomandohet të ofrojnë sipas mundësisë dërgimin e ushqimeve tek këta qytetarë përmes porosive me telefon apo vizitave derë më derë sipas një programi të caktuar me listë. Në bashkëpunim me komunitetin dhe organet vendore, këto subjekte të evidentojnë banorët në nevojë të cilët nuk kanë anëtarë të familjes së tyre për t`u shërbyer. Ky shërbim të ofrohet pa pagesë.

• Rekomandohet sa më shumë shërbim delivery në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.

• Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkol për punonjësit..

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Në hyrje dhe dalje subjekti mund dhe rekomandohet sipas mundësisë të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në ambientet e brendshme dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkol.

• Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

• Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti, duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në ambient ose mund të vendoset një punonjës pë të drejtuar hyrjedaljen e klientëve. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klientarkë.

• Rekomandohet shmangia e parasë cash dhe ofrimi i shërbimeve të pakesës me kartë krediti.

• Punonjëset e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me cash.

• Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

• Në çdo rast të sigurohet ventilim (ajrimi) natyral të paktën 3 herë në ditë. Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral apo përmes shtimit të dritareve.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

• Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.

• Gjatë pushimit apo orarit të ngrënies të shmanget grumbullimi i personave në ambiente si guzhina, dhoma ngrënie apo ambiente të jashtme qoftë të subjetit apo publike.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Secili punonjës kryen dezinfektimin me produktet e higjenës të tavolinave, banaqeve, telefonave, kompjuterave, kufjeve dhe çdo hapësire apo objekti ku ka patur kontakt prekje në fillim dhe përfundim të turnit. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit jeshil për marketet, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin jeshil për marketet sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.

Bare restorante në mjedise të hapura:

Ky është një udhëzues i përkohëshëm gjatë kësaj faze dinamike të pandemisë COVID-19 dhe për këtë arsye do të rifreskohet sërish sipas nivelit të riskut. Personeli i shërbimit apo të përgatitjes së ushqimit gjatë komunikimit me klientët ka kontakte afatshkurtra dhe afatgjata dhe ky komunikim sjell burime të mundshme të ekspozimit si dhe duke vijuar më pas me prekjen e hundës, gojës ose syve pas trajtimit të sendeve, parave ose produkteve që kanë prekur klientët me COVID-19. Për këtë arsye subjektet bar kafe ose restorante duhet të ndjekin udhëzimet si më poshtë:

• Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar/ (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të njoftojë menjëherë mjekun e familjes. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

• Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse, veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.

• Çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhe të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

• Subjekti i bar – kafesë ose restorantit lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Rekomandohet sa më shumë shërbim sherbim taksi (delivery) në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.

• Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti bar – kafe ose restorant, duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment, sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Në hyrje subjekti bar – kafe ose restorant, duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse dhe maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të sigurojë higjienë korrekte të larjes së duarve. Punonjësit duhet të kryejnë higjienën e duarve rregullisht me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Mund të përdoret një higjenizues për duart me bazë alkooli që përmban të paktën 60% alkool, por ky proçes nuk është zëvendësues për pastrimin e duarve me ujë dhe sapun.

• Higjiena e duarve duhet të përfshijë këto momente të rëndësishme:  Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit;  Pas përdorimit të tualetit;  Pasi të keni kryer pastrimin e hundëve, pas kollitjes ose tështitjes;  Pasi të keni veshur, prekur ose hequr maskën apo mbrojtësen e fytyrës;  Para dhe pas ndërrimit të punës dhe në mënyrë periodike përgjatë punës;  Para dhe pas ndërprerjes së punës;  Pas prekjes së parave ose sendeve që janë trajtuar nga klientët, siç janë qeset ushqimore me një përdorim;  Para se të vishni dhe hiqni dorezat me një përdorim;  Të mos prekni sytë, hundën ose gojën;

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga bari ose restoranti me higjenizues me nivel përmbajtje alkooli 60% të vënë në dispozicion nga subjekti.

• Subjekti bar apo restorant duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 1.5 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

• Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti.

• Punonjësit e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me “cash”.

• Nëse pagesa bëhet në arkë subjekti i bar – kafesë ose restorantit duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

• Punonjësit e shërbimit bar kafe ose restorant nuk duhet të prekin fytyrën, sytë apo maskën pasi të shkëmbejnë para në formatin letër apo monedhë.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

• Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë në sipërfaqen e ambjentit të hapur tavolinat, në atë mënyrë, që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

• Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe një korridor për daljen nga ambjenti. (në varësi të sipërfaqes në dispozicion)

• Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike .

• Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vlerësojë uljen e orarit të punës për të kryer pastrimin dhe dezinfektimin mjedisor në mënyrë sistematike.

• Personat e tretë si furnizuesit dhe shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe më pas te kryhet dezinfektimi i duarve.

• Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të sigurojë pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve me nivel të lartë prekje të shpeshta, si: dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambjentit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes të paktën 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren nga prodhuesi/shitësi në përputhje me udhëzimet përkatëse të Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Punonjësit gjatë punës apo ndërimit të turneve nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit për subjektet, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/ çdo person tjetër palë e tretë, që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

• Subjekti bar – kafe ose restorant të afishojë të plotë protokollin sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit bar – kafe ose restorant.

Klinikat dentare:

Ky është një udhëzues i përkohëshëm gjatë kësaj faze dinamike të pandemisë COVID- 19 dhe për këtë arsye do të rifreskohet sërish sipas nivelit të risku. ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë. Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë stafin dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt, të minimizojnë trasmetimin e infeksionit SARS – COV 2, të menxhojnë mjetet mbrojtëse personale dhe elementët dentare për kujdesin ndaj pacientëve dhe të ruajnë kapacitetet e sistemit shëndetësor. Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët. Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambjenteve apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre. Për këtë arsye duhet të ndiqen udhëzimet si më poshtë:

• Administratori i subjektit klinikë dentare është përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli dhe është i detyruar ta zbatojë këtë protokoll.

• Administratori i subjektit klinike dentare në detyrë, kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe pacienteve në ambjentet e klinikës. Në rast të shfaqjes se simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të komunikojë direkt me mjekun e familjes.

• Për çdo rast Administratori i subjektit klinike dentare, lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Administratori i subjektit klinikë dentare/ përgjegjësi në detyrë mat temperaturën e punonjësve/administratorit apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje me termometër infrared. Asnjë person me temperature 37.5 nuk lejohet të hyjë në klinikë.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës të ngarkuar në detyrë. Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj administratorit për anën shëndetësore nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës i klinikës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë administratorin e klinikës. Personeli i klinikës dentare duhe të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

• Subjekti klinikë dentare lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Subjekti klinikë dentare duhet të sigurojë vazhdimisht mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjenizues duarsh me mbi 60% alkool.

• Subjekti klinikë dentare duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, sipas pozicionit dhe kategorisë së punes duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur brylin apo letër hundësh.

• Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në klinikën dentare. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Te gjithë subjektet klinika dentare, duhet të kenë një komunikim paraprakisht me pacientët para trajtimit urgjent dentar.

• Të triazhohen pacientët paraprakisht nëpërmjet telefonit për gjendjen dentare të pacientëve dhe me pas të përcaktohet takimi për në klinikën dentare. • T`i jepen pacientëve udhëzime të hollësishme të kujdesit në shtëpi dhe çdo medikament të përshtatshëm farmaceutik kur vizitat e planifikuar vonohen në kohë.

• Subjektet klinikë dentare kur kanë hapësira të ambjentit u rekomandohet një xham (pexiglass) mbrojtës në hyrje tek vendi i informacionit për klientët.

• Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, duke shmangur proçedurat e gjenerimit të aerosolit kur është e mundur.

• Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke shmangur përdorimin e shiringës me ujë-ajër.

• Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke kryer proçedura jo invazive/atraumatike duke përdorur vetëm instrumentet minimal të dorës.

• Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, nëse proçedurat e gjenerimit të aerosolit janë të domosdoshme për kujdesin urgjent, duhet të aplikohet nivel i lartë i thithjes për largimin e sekrecioneve për të minimizuar shpërndarjen e pikave dhe aerosolet.

• Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës dhe të duhet të reduktojnë numrin e punonjësve dentar gjatë proçedurës së gjenerimit të aerosolit

• Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, duke ndaluar shoqëruesit e pacientëve në klinikën dentare, përjashto rastet e prindërve me fëmijë apo personave me aftësi të kufizuar. • Gjatë proçedurave invasive punonjësit shëndetësor dentar duhet të vendosin MMP (Mjete Mbrojtese Personale) sipas nivelit të riskut. • Punonjësit shëndetësor dentar duhet të njohin mirë proçedurën e veshje – zhveshje të MMP dhe eleminimin e tyre si mbetje të rrezikshme infektive. • Subjektet klinikë dentare duhet të kryejnë në mënyrë rigoroze menaxhimi i mbetjeve infekte në përputhje me proçedurat rutinë.

• Subjektet klinikë dentare duhet të pastrojnë, autoklavojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve.

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

• Subjekti klinikë dentare duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi ose Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

• Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19, sipas formatit të miratuar.

• Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë ,që hyn e del në subjekt sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrit jeshil për denoncim.

• Subjekti klinikë dentare të afishojë të plotë protokollin në klinike dentare sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të klinikës dentare.

Qendrat Tregtare:

Ky është një udhëzues i përkohshëm i cili bazohet në të dhënat aktuale në lidhje me sëmundjen koronavirus 2019 (COVID-19). Udhëzimet e mëposhtme të përkohshme do të ndihmojnë në parandalimin e përballjes apo ekspozimit në qendra tregtare ndaj COVID-19. Rekomandime për funksionimin e përkohshëm të qendrës tregtare gjatë periudhës së parë të lirimit të masave 1. Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të saj në të njëjtën kohë. 2. Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që qëndra tregtare duhet të ketë gjatë kësaj periudhe. 3. Qendra tregtare duhet të ketë dyer elektrike, duhet të përcaktojë vetëm një hyrje dhe një dalje, pra levizje e vizitorëve vetëm në një drejtim. 4. Të gjitha pikat e hyrjes në qendër duhet të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme. 5. Qendrat tregtare do të kenë një plan veprimi për higjienën dhe desinfektimin. 6. Të gjitha qendrat tregtare do të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi. 7. Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë duhet të pastrohen shpesh me dezifektante. (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.) 8. Të përdoret ashensori por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij. 9. Qendra tregtare dhe dyqanet të promovojnë pagesat me kartë por nuk përjashtohet pagesa “cash”. 10. Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë, nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambjentet e brendshme të qendrës tregtare. Udhëzime për administratorin e qendrës tregtare dhe për subjektet në qendër për parandalimin e përhajes së COVID-19

• Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar/Drejtuesi i Filialit të Qendrës tregtare (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

• Çdo administrator apo person përgjegjës në detyrë i bizneseve të vogla në qendër tregtare kryen të njëjtën procedurë me stafin e tij.

• Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

• Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.

• Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

• Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhe të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes.

• Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

• Rekomandohet sa më shumë shërbim delivery në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.

• Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

• Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

• Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjenizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

• Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

• Kollitja dhe tështitja kryhen duke përdorur bryllin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

• Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga subjekti. Klienti mban maskën mbrojtëse çdo moment. Higjenizues me nivel perberje alkooli 60%.

• Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

• Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në rradhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti, duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të rradhës për hyrje në ambient ose mund të vendoset një punonjës për të drejtuar hyrjedaljen e klientëve. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klientarkë.

• Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti.

• Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

• Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral

• Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

• Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.

• Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambjentit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren në përputhje më udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/ shitësi apo Minsitria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

• Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur.

• Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

• Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit për subjektet, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësisa administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrit jeshil për denoncim.

• Subjekti të afishojë të plotë protokollin për të gjitha bizneset në qendrën tregtare sipas tekstit të miratuar.

• Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit. Rekomandime për vizitorët në qendrën tregtare për parandalimin e përhapjes së COVID19  Vizitorët duhet të shkojnë në një qendër tregtare vetëm atëherë kur është e nevojshme.  Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës në hyrje të qendrës dhe duhet të kenë vendosur maskë.  Në qendër tregtare nuk do të ketë parkim me “shoqërues parkimi”.  Të respektohen nga visitorët e qendrës të gjithë rekomandimet e MSHMS-së për parandalimin e përhapjes së COVID-19

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular