BallinaKronikeDyshimet/Vdes shqiptari që u gjet i gjakosur në oborrin e shtëpisë

Dyshimet/Vdes shqiptari që u gjet i gjakosur në oborrin e shtëpisë

Një shqiptar 65-vjeçar është gjetur i plagosur rëndë në kokë dhe në gjoks, mbrëmjen e djeshme në Artemida, Greqi.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediet fqinje, është gjetur i plagosur dhe i larë në gjak nga fqinjët e tij në oborrin e shtëpisë. Ishin ata që më pas menjëherë njoftuan autoritetet policore.

Ekipi i DIAS dhe një ambulancë mburritën në vendngjarje dhe morën shqiptarin e plagosur, duke e transportuar në spital.

Por për fat të keq, shqiptari nuk i bëri dot ballë plagëve të marra dhe ndërroi jetë sapo shkoi në spital.

Dyshimet paraprake të policisë greke janë se në këtë rast kanë të bëjnë me një vrasje me qëllim grabitjen e banesës së viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular